Bec 759x500

Animator/-e

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA E EDUKIMIT

Teknologji e informacionit dhe komunikimit

Paga

-

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Animatorët krijojnë efekte speciale, animacione dhe imazhe vizuale që janë të sekuencuara së bashku në mënyrë që të krijojnë iluzionin e lëvizjes. Ata përdorin video, filma fotografik, kompjuterë dhe media tjera për të krijuar lojëra kompjuterike, video muzikore, filma dhe reklama.

Aktivitetet

  • Dizajnimi i animacioneve duke përdorur kreativitetin dhe aplikacione kompjuterike
  • Krijimi i dizajneve, ilustrimeve dhe vizatimeve për filma të animuar, marka të produkteve dhe televizion
  • Planifikimi de krijimi i sekuencave narrative të animuara duke përdorur aplikacione kompjuterike dhe teknika të vizatimit të lirë
  • Instalimi i efekteve speciale që janë të kërkuara nga skenari
  • Krijimi i personazheve në atë mënyrë që të duken sa më të vërtetë duke rregulluar ngjyrat, strukturën, dritën, hijet dhe transparencën.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri për kompjuterët, prodhimin dhe përpunimin
  • Të kenë njohuri për teknikat e dizajnit dhe veglave të përfshira në prodhim të animacioneve
  • Të kenë shkathtësi të mendimit kritik dhe menaxhimit të kohës
  • Të jenë të aftë të sjellin ide interesante për të zhvilluar mënyra kreative të dizajnimit të animacioneve
  • Të jenë të aftë të fokusohen në një detyrë për kohë të gjatë pa u shpërqendruar.

Kushtet e punës

Animatorët punojnë në zyra në departamentet e dizajnit ose në projekte individuale. Ata mund të punojnë në më shumë se një projekt për një kohë të caktuar, prandaj puna e tyre mund të jetë stresuese. Gjatë dizajnimit të një projekti, animatorët mund të punojnë me orar të zgjatur pasi që dizajnimi dhe projektimi i një animacioni është proces i gjatë dhe ndonjëherë ata duhet të punojnë në afate të ngushta kohore.

Veglat e punës

Animatorët përdorin softuerë të specializuar për të krijuar animacione, grafika dhe imazhe lëvizëse. Ata punojnë me teknika të prodhimit CGI, narrativa dhe softuerë prototip. Animatorët zakonisht punojnë me vegla sipas kërkesave të projektit.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për t’u bërë një animator, ju duhet të kualifikoheni në dizajn grafik ose një fushë tjetër të ngjashme.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?