Përmbledhja
Arkeologët hulumtojnë, grumbullojnë dhe studiojnë mbetjet natyrale si eshtrat e njeriut, strukturat arkitektonike, artefaktet dhe struktura të tjera të gjetura përmes gërmimeve, shpimeve dhe metodave tjera të zbulimit. Me anë të këtyre mbetjeve ata studiojnë vendbanimet, qytetërimet, jetën e njeriut në të kaluarën dhe nxjerrin përfundime për çështje të tilla si kultura, gjuhësia, politika, sistemet e hierarkisë etj.