Përmbledhja
Asistentët e kujdesit mbështesin dhe ndihmojnë njerëzit duke u kujdesur për nevojat e tyre sociale, psikologjike, fizike dhe emocionale. Asistentët e kujdesit social punojnë me individë, grupe, familje, institucione dhe publikun.
Shkolle e mesme profesionale
Mesatarisht
Shëndetësi dhe mirëqenie
400 - 600
I
0%
V
0%
A
0%
P
0%
Përmbledhja
Asistentët e kujdesit mbështesin dhe ndihmojnë njerëzit duke u kujdesur për nevojat e tyre sociale, psikologjike, fizike dhe emocionale. Asistentët e kujdesit social punojnë me individë, grupe, familje, institucione dhe publikun.
Aktivitetet
Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen
Kushtet e punës
Asistentët e kujdesit social punojnë në ambiente të ndryshme, siç janë: shkollat, shtëpitë e pleqve, spitalet, klinikat private e kështu me radhë. Varësisht nga shërbimet që ata ofrojnë, asistentët e kujdesit social nganjëherë i vizitojnë klientët në shtëpitë e tyre ose organizojnë takime grupore në objekte të ndryshme të qytetit.
Veglat e punës
Asistentët e kujdesit social përdorin pajisje si kompjuterët apo laptopët, telefonat dhe fotokopjuesit. Varësisht nga fusha e tyre e specializimit, ata përdorin pajisje ndihmëse për këshillim si lodra të fëmijëve, pajisje për art dhe teste psikologjike.
Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme
Që të bëheni asistent i kujdesit social kërkohet shkollimi i mesëm profesional, kurse trajnimet shtesë janë më se të vlerësuara.
Cila është ideja juaj?
Duke përdorur platformën e Shkollave/Kolegjeve për shumë prej profesioneve mund të gjeni shkollimin adekuat ne Kosovë.