Asistent/-e i/e stomatologjisë

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Shëndetësi, Punë Sociale

Paga

300 - 500

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Asistentët e stomatologjisë bëjnë gati pacientët për ekzaminime stomatologjike. Gjithashtu, ata janë përgjegjës edhe për sterilizimin dhe përgatitjen e pajisjeve stomatologjike dhe asistimin në ndërhyrjet stomatologjike. 

Aktivitetet

  • Sterilizimi dhe përgatitja e pajisjeve
  • Përzierja e materialit për mbushje
  • Kalimi i pajisjeve te dentisti
  • Regjistrimi i pacientëve etj.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të jenë të shkathtë të punojnë punë precize
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe aftësi të punojnë si pjesë e grupit
  • Të jenë të ndjeshëm dhe të kujdesshëm
  • Të kenë aftësi të mira organizative
  • Të kenë interes në kujdesin shëndetësor

Kushtet e punës

Asistentët e stomatologjisë mund të punojnë me vetëm një stomatolog, me raste edhe si pjesë e një grupi më të madh. Atyre mund tu kërkohet të punojnë nën presion pasi që disa trajtime duhet të kryhen brenda një kohe të caktuar. Në përgjithësi, asistentët e stomatologjisë punojnë në orare të zakonshme, por mund tu kërkohet ndonjëherë të punojnë dhe gjatë vikendit.

Veglat e punës

Asistentët e stomatologjisë punojnë me një numër të madh të pajisjeve të cilat përfshijnë: instrumentet e dorës për kapje dhe prerje, pajisjet që përfshijnë rrezet-x dhe instrumentet për ndërhyrje orale. Atyre u kërkohet të përdorin pajisje personale mbrojtëse, të cilat u jepen edhe pacientëve. Ata gjithashtu duhet të kenë njohuri si të përdorin gjilpërat dhe pajisjet për sterilizim.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për tu bërë asistent i stomatologjisë, duhet të përfundoni edukim formal në fushat dentare, duke filluar nga shkolla e mesme e mjekësisë dhe më pas certifikimet tjera të cilat mundësojnë ngritje në detyrë.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet