Përmbledhja
Asistentët në zyrat e informimit mirëpresin dhe udhëzojnë turistët në destinacionet e tyre pushimore. Ata japin informacione mbi vendpushimet, vendet historike, zonat skenike dhe atraksione të tjera turistike.
Shkolle e mesme profesionale
I ulet
Ushqim, Hoteleri, Turizëm
350 - 450
I
0%
V
0%
A
0%
P
0%
Përmbledhja
Asistentët në zyrat e informimit mirëpresin dhe udhëzojnë turistët në destinacionet e tyre pushimore. Ata japin informacione mbi vendpushimet, vendet historike, zonat skenike dhe atraksione të tjera turistike.
Aktivitetet
Mirëpritja e turistëve dhe këshillimi i tyre për destinacionet e tyre
Informimi i turistëve rreth lokacioneve të interesit
Shoqërimi i turistëve në lokacione të ndryshme
Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen
Kushtet e punës
Asistentët në zyrat e informimit punojnë me orar të rregullt të punës, kurse gjatë sezonit turistik ju duhet të punojnë edhe gjatë vikendeve apo me orar të zgjatur. Ata shpesh përballen me klientë të pakënaqur dhe të frustruar prandaj duhet të përgatiten edhe për punë nën presion. Zakonisht punojnë në zyrë.
Veglat e punës
Asistentët e zyrave të informimit përdorin broshura, postera dhe udhëzues për të bërë rekomandime dhe për t'iu përgjigjur pyetjeve të turistëve. Zakonisht mjet pune kanë telefonin dhe kompjuterin.
Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme
Profesioni i asistentit në zyrat e informimit mësohet në shkollat e mesme profesionale ose përmes edukimit jo-formal, p.sh. trajnimit në vendin e punës, apo trajnimeve të tjera të ndryshme.
Cila është ideja juaj?
Duke përdorur platformën e Shkollave/Kolegjeve për shumë prej profesioneve mund të gjeni shkollimin adekuat ne Kosovë.