Astronaut/-e

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

I ulet

Shkollimi

Inxhinieri

Paga

2000 - 2500

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Astronautët udhëtojnë në hapësirë kozmike përmes anijeve kozmike dhe eksplorojnë atë.

Aktivitetet

  • Mirëmbajta dhe drejtimi i anijes kozmike
  • Vendosja apo heqja e satelitëve hapësinor
  • Përkujdesja për ushqim dhe furnizimet e tjera gjatë misionit
  • Koordinimi dhe planifikimi i aktiviteteve të grupit
  • Dizajnimi dhe kryerja e hulumtimeve dhe eksperimenteve
  • Operimi i pajisjeve robotike
  • Kryerja e shëtitjeve hapësinore jashtë anijeve kozmike

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të jenë shumë të përkushtuar
  • Të kenë shkathtësi në udhëheqësi, punë ekipore dhe komunikim
  • Të kenë shkathtësi të shkëlqyra fizike dhe psikologjike
  • Të jenë të aftë të ruajnë qetësinë në situata emergjente

Kushtet e punës

Mjedisi i punës së astronautit është si asnjë tjetër. Astronautët kalojnë një kohë shumë të madhe në klasë, mjedise të simuluara apo palestra për të përmirësuar gjendjen e tyre fizike ndërsa pjesën tjetër të kohës në anije kozmike në misione në hapësirë. Zakonisht për trajnime duhet udhëtuar në mjedise të veçanta dhe të izoluara. Orari i tyre i punës nënkupton kohë të gjatë largë shtëpisë.

Veglat e punës

Astronautët kanë nevojë për vegla të veçanta të punës të prodhuara eksluzivisht për ta dhe misionet e tyre. Veglat dhe veshjet e tyre të mëdha dhe me presion janë të krijuara për të iu bërë ballë temperaturatve ekstreme. Rrypat e lidhur në bel i mbajnë ata të sigurtë që të mos lundrojnë në hapësirë. Disa mbajnë vegla të dorës të punës të vendosura në një qantë në bel. Astronautët përdorin lazer për inspektim të sipërfaqeve të dëmtuara dhe të riparuara, veglen pistolet për kontroll, detektorë për rrjedhje të gazit, ujit, oskigjenit etj. Astronautët poashtu përdorin kamera me rreze infra të kuqe, sensorë për matje të temperaturës, dhe pajisje për vëzhgim dhe eksperimentim.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Sipas kritereve të NASA-s për t’u konsideruar për pozitën e astronautit duhet përfunduar nivelin Bachelor në inxhinieri, shkenca biologjike, fizike, kompjuterike apo në matematikë, pasuar me tre vite eksperiencë punë profesionale ose 1,000 orë pune si pilot. Poashtu duhet kaluar me sukses testi fizik i NASA-s. Pas pranimit si astronaut, duhet përfunduar trajnime intenzive.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet