Astronom/-e

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

I ulet

FUSHA

Shkenca Matematiko Natyrore

Paga

2000 - 2500

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Astronomët aplikojnë ligjet e fizikës dhe matematikës për të mësuar më shumë rreth universit.

Aktivitetet

  • Operimi dhe kryerja e vëzhgimeve me teleskop
  • Mbledhja e të dhëna rreth karakteristikave të planetëve, hënës, yjeve dhe trupave të tjerë qiellor
  • Zhvillimi dhe testimi i teorive shkencore
  • Analizimi i të dhënave
  • Shkrimi i projekt propozime dhe raporteve të studimeve
  • Publikimi dhe prezantimi i të gjeturave të tyre
  • Dizajnimi i pajisjeve të reja shkencore si teleskopë apo laser

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë shkathtësi analitike dhe të të menduarit kritik
  • Të jenë të aftë të punojnë si pjesë e grupit
  • Të kenë shkathtësi numerike dhe kompjuterike
  • Të jenë kurioz, të përkushtuar dhe të vetëdisiplinuar

Kushtet e punës

Shumica e astronomëve punojnë si pjesë e një ekipi shkencor. Puna e astronomëve në rradhë të parë kryhet në zyre. Herave të tjera, atyre iu kërkohet të kryejnë vëzhgime apo të udhëtojnë ndërkomëtarisht në punëtori me pajisje të specializuara apo për të marrur pjesë në konferenca. Ata zakonisht punojnë me ndërrime, sidomos pasi që hulumtimet kryesisht kryhen natën sepse objektet qiellore janë më të dukshme.  Megjithatë orari i punës së astronomëve varet edhe nga projektet e tyre duke u përshtatur me ngjarjet astronomike, si eklipset, kometat apo trupat e tjerë yjor që vijnë në tokë. Astronomët janë të punësuar si hulumtues, si profesorë, apo si konsulentë.

Veglat e punës

Teleskopët dhe satelitët janë pajisje që përdoren nga Toka për të studiuar trupat qiellorë. Si pjesë e teleskopëve janë edhe kamerat, filterë, fotometrat dhe spektometrat. Këto instrumente inqizojnë pamje që nuk mund të i shohim me sy. Astronomët poashtu përdorin teleskopë për hapësirë qiellore.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për të punuar si astonom, sidomos në pozitën e hulumtuesit, duhet të përfundohet niveli Ph.D. në fushën e astonomisë apo fizikës.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet