Autongjyrosës/-e

Shkollimi

Trajnime profesionale

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Paga

250 - 400

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Autongjyrosësit bëjnë riparimin estetik dhe ngjyrosjen e makinës.

Aktivitetet

  • Takimi me klientë dhe diskutimi për preferancat e tyre rreth ngjyrave dhe dizajnit të preferuar
  • Pastrimi i veturave që kanë për t’u ngjyrosur
  • Zgjedhja dhe kombinimi i ngjyrave për t’u përshtatur me ngjyrën e kërkuar
  • Mbulimi dhe kujdesja për pjesët e makinës që nuk kanë për t’u ngjyrosur
  • Balancimi i shtresave të ngjyrës
  • Kontrollimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve që përdoren për ngjyrosjen e makinave

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri dhe shkathtësi në ngjyrosje të makinave
  • Të kenë njohuri rreth ngjyrave dhe kombinimeve të tyre
  • Të kenë kreativitet
  • Të kenë shije në zgjedhje të ngjyrave dhe dizajnit
  • Të kenë shkathtësi të mira komunikimi

Të kenë qëndrueshmëri fizike

Kushtet e punës

Autongjyrosësit zakonisht janë të punësuar në kompani të automobilëve apo punojnë si të pavarur. Orari i tyre i punës në përgjithsi është i rregullt. Mjedisi i tyre i punës mund të jetë i ndotur, i zhurmshëm dhe i rrezikshëm për shëndet në rast se nuk mirren masat mbrojtëse. Puna e tyre kryhet në ambiente të mbyllura kryesisht në punishte apo punëtori.

Veglat e punës

Autongjyrosësit përdorin ngjyra të ndryshme, letër zmerile, pajisje për pastrim, brusha për ngjyrosje etj. Përshkak të ngjyrave dhe kimikaleve të ndryshme autongjyrosësit duhet të veshin rroba mbrojtëse.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për të punuar si autongjyrosës nuk nevojitet ndonjë kualifikim formal. Disa kanë të përfunduar shkollën e mesme profesionale në këtë drejtim apo trajnime jo-formale në vendin e punës.  Autongjyrosësve mund të iu kërkohet të posedojnë edhe patent shofer.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet