Avokat/-e

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

Shkollimi

Juridik

Paga

600 - 900

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Avokatët këshillojnë klientët për çështje ligjore dhe kryejnë procedura ligjore në pajtim me ligjin. Përmes hulumtimeve për rastet e studimit, ata përfaqësojnë klientët e tyre në gjyqe dhe borde administrative. Avokatët synojnë të gjejnë mjete juridike për proceset gjyqësore duke formuar argumente në emër të klientëve të tyre.

Aktivitetet

  • Shqyrtimi i rezultateve të mundshme të çështjeve ligjore, duke përdorur njohuri të precedentëve ligjor
  • Këshillimi i klientëve për transaksione biznesore, të drejta dhe obligime ligjore, kërkesa të detyrimeve etj.
  • Prezantimi i çështjeve te gjyqtarët dhe juritë
  • Hartimi i ligjeve dhe rregullave
  • Përfaqësimi i klientëve dhe interesave të tyre në çështje ligjore
  • Trajtimi i ankesave, zgjidhja e konflikteve dhe negocimi me të tjerët.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri mbi ligjin, precedentët, rregullat, kodet ligjore, procedurat e gjyqit etj.
  • Të kenë njohuri dhe shkathtësi kompjuterike
  • Të jenë të aftë të gjejnë zgjidhje dhe qasje për probleme duke përdorur logjikën dhe arsyen
  • Të kenë shkathtësi në zgjidhje të problemeve dhe vendimmarrje
  • Të kenë shkathtësi në të kuptuarit dhe shprehurit në shkrim/të folur
  • Të jenë të aftë të udhëzojnë të tjerët se si të kryejnë diçka.

Kushtet e punës

Avokatët zakonisht punojnë në zyrë si individ të pavarur. Kur përgatiten për çështje dhe duhet të përmbushin afatet kohore, ata mund të punojnë me orar të gjatë që përfshin edhe vikendet dhe mbrëmjet. Ata gjithashtu mund të jenë të punësuar në gjyqe dhe tribunale.

Veglat e punës

Avokatët përdorin vegla të zyrës siç janë: kompjuterët, skanerët, diktografët, fakset etj. Ata gjithashtu shfrytëzojnë bibliotekat që përmbajnë dokumente të çështjeve të kaluara për të përmirësuar një çështje ligjore të caktuar.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Sipas Ligjit për Avokatinë, një ndër kushtet për regjistrimin e kandidatëve për avokat është dhënia e provimit të ‘’Etikës Profesionale’’. Të drejtën për t’iu nënshtruar këtij provimi e kanë kandidatët që kanë përfunduar fakultetin juridik dhe provimin e jurisprudencës.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet