Balsamues/-e i/e kafshëve

Shkollimi

Aktualiteti

I ulet

Shkollimi

Paga

180 - 300

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Balsamuesit e kafshëve përpunojnë kafshët e vdekura në atë mënyrë që të duken si të gjalla dhe të përdoren për qëllime artistike.

Aktivitetet

  • Takimi me klientë për të kuptuar nevojat dhe dëshirat e tyre
  • Përcaktimi për pozicionin e kafshës në të cilën klientët dëshirojnë ta kenë (psh. të varur në mur, apo në tokë),
  • Studimi i kafshëve
  • Pastrimi i kafshëve
  • Largimi i pjesëve të brendshme të kafshëve dhe ngjyrosja e lëkurës së tyre
  • Krijimi i një kafkë artificiale në rast nevoje, të armaturës dhe pjesëve të tjera artificiale si sytë, qërpikët dhe dhëmbët
  • Bashkimi i të gjitha pjesët e kafshës me armaturë (lëkura, kafka, leshi i kafshës, dhëmbët etj).
  • Ndërtimi i një mbajtëse për kafshën

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë pasion natyrën dhe kafshët e egra
  • Të kenë njohuri për anatominë e kafshëve dhe habitatet e tyre
  • Të  kenë aftësi teknike dhe artistike
  • Të respektojnë ligjet dhe standardet për siguri
  • Të jenë të vëmendshëm ndaj detajeve dhe të kenë koordinim të mirë sy-dorë
  • Të jenë të durueshëm

Kushtet e punës

Balsamuesit e kafshëve kryesisht janë pronar të dyqaneve të tyre të balsamimit, por mund të punësohen edhe në dyqane ekzistuese të balsamimit. Ata mund të punojnë si kontraktues për muze. Në disa shtete, profesioni i balsamuesit të kafshëve është i regulluar sipas ligjeve strikte. Shumica e kafshëve me të cilat punojnë balsamuesit e kafshëve, janë kafshë që janë gjetur të vdekura. Ky profesion kërkon koncentrim të madh dhe periudha të gjata të punës intensive.

Veglat e punës

Balsamuesit e kafshëve përdorin qese të mbyllura për të mbajtur kafshët e vdekura të ngrira deri në momentin e përpunimit të tyre, gërshërë, bisturi dhe instrumente të tjera të prerjes për të hequr lëkurën nga trupi. Balsamuesit e kafshëve punojnë edhe me substanca kimike dhe duhet të veshin pajisje mbrojtëse.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për të punuar si balsamues i kafshëve nuk ka ndonjë ndonjë kërkesë formale të edukimit. Shkathtësitë dhe teknikat e poseduara për këtë profesion janë kritike për punësim, si dhe njohuritë në fushën e biologjisë dhe të artit. Balsamuesit e kafshëve duhet të posedojnë licencë për ushtrimin e këtij profesioni dhe mbajtjes së kafshëve.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet