Banakier/-e

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Ushqim, Hoteleri, Turizëm

Paga

300 - 500

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Banakierët përgatisin pije alkoolike dhe joalkoolike sipas kërkesave të konsumatorëve. Ata i shërbejnë pijet e kërkurara përmes kamarierëve ose në banak.

Aktivitetet

  • Shërbimi i pijeve dhe ushqimit për konsumatorët sipas kërkesave të tyre
  • Planifikimi i menysë dhe krijimi i recetave të reja të pijeve
  • Komunikimi me konsumatorët dhe trajtimi i ankesave të tyre
  • Porositja e pijeve alkoolike dhe furnizimeve tjera si dhe koordinimi i aktiviteteve të stafit shërbyes të ushqimit
  • Kontrollimi i mjeteve të identifikimit të konsumatorëve për të verifikuar moshën nëse u lejohet të marrin pije alkoolike.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri për metodat e ofrimit të shërbimeve për konsumatorët në mënyrë profesionale
  • Të kenë njohuri për teknikat e shitjes dhe reklamimit
  • Të jenë të aftë të shërbejnë pije alkoolike dhe joalkoolike sipas kërkesave të klientëve
  • Të jenë të aftë të përdorin mjete të ndryshme për përzierjen e pijeve dhe dërrasat për prerje
  • Të jenë të aftë t’i vënë në zbatim ligjet për pirjen e alkoolit
  • Të jenë të aftë të mbajnë pastërtinë në bar dhe t’u përmbahen standardeve për përgatitjen e ushqimit.

Kushtet e punës

Banakierët zakonisht punojnë në bare apo restorante, por mund të punojnë edhe në evente të ndryshme si ceremoni dasmash, ahengje, festivale, etj. Ambienti i tyre i punës mund të jetë i zhurmshëm, rrëmujshëm dhe me lagështi. Banakierët zakonisht qëndrojnë në këmbë për kohë të gjatë dhe shpeshherë punojnë në mbrëmje dhe gjatë fundjavës.

Veglat e punës

Banakierët përdorin lloje të ndryshme të enëve dhe mjeteve si thikat, gotat e formave dhe madhësive të ndryshme, dekorimet për kokteje, mjetet për përzierje dhe të tjera. Ata merren me porositë dhe pagesat kështu që u duhet të përdorin edhe arkat, pajisjet për porosi elektronike dhe skanuesit e barkodit.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Ky profesion mësohet në shkolla të mesme profesionale. Mundësitë e punësimit me këtë profesion janë më të mëdha nëse përfundohen trajnime shtesë në turizëm, hoteleri apo të ngjashme qoftë në shkolla profesionale apo trajnime në vendin e punës.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet