Berber

Shkollimi

Trajnime profesionale

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Paga

170 - 250

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Berberët presin, shkurtojnë dhe modelojnë flokët e meshkujve dhe bëjnë heqjen e mjekrës. Gjithashtu, ata ofrojnë shërbime si lyerja e flokëve, larja e tyre dhe masazhe të lëkurës së kokës.

 

Aktivitetet

  • Pastrimi i veglave të punës, siç janë: gërshërët, krehërit etj.
  • Prerja dhe rregullimi i flokëve sipas kërkesave të klientit
  • Ndjekja e trendëve të fundit të flokëve
  • Rekomandimi, promovimi ose shitja e produkteve kozmetike
  • Mbajtja e lidhjeve të mira me të tjerët
  • Sugjerimi i trajtimeve për problemet me flokë.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë stabilitet në duar dhe krah
  • Të jenë të aftë të vëzhgojnë detajet me kujdes
  • Të kenë njohuri rreth shërbimeve për klientë
  • Të kenë njohuri rreth produkteve të flokëve dhe metodave të prerjes.

Kushtet e punës

Berberët mund të punojnë në sallonin e tyre apo me berberë të tjerë. Ambienti i tyre i punës zakonisht është shumë i zhurmshëm dhe me njerëz. Gjithashtu, atyre mund të iu kërkohet të punojnë gjatë vikendeve dhe mbrëmjeve.

Veglat e punës

Berberët përdorin vegla dhe materiale të ndryshme për të prerë dhe rregulluar flokët. Ata përdorin: prerës elektrik të flokëve, krehër dhe brusha, gërshërë, brisqe, piskatore, tharëse, pelerina mbrojtëse etj. Meqenëse berberët mund të punojnë me substanca kimike dhe ngjyra, ata duhet të përdorin dorëza dhe përparëse për t’u mbrojtur.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për t’u bërë berber i kualifikuar, duhet të përfundoni kursin në formë zanati për berberë. Disa avancohen gjatë trajnimit në vend të punës.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet