Bibliotekar/-e

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Ekonomi, Administratë, Juridik

Paga

300 - 400

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Aktiviteti kryesor i bibliotekarëve është menaxhimi i bibliotekës dhe kryerja e shërbimeve bibliotekare. Ata mbajnë, klasifikojnë, përzgjedhin dhe sigurojnë materiale të bibliotekës që t’i bëjnë informatat e disponueshme për lexuesit.

Aktivitetet

  • Organizimi dhe klasifikimi i librave, dokumenteve, publikimeve dhe materialeve sipas një sistemi të klasifikimit
  • Regjistrimi i përdorimit të librave dhe mbajtja e bazës së të dhënave për lexuesit
  • Krijimi i sistemeve për mbledhjen dhe organizimin e informatave duke përdorur kompjuterët dhe sistemet kompjuterike
  • Porositja e materialeve dhe pajisjeve duke i vlerësuar përmes katalogëve, rishikimit të librave dhe materialeve në dispozicion
  • Njoftimi i huamarrësve kur u kalon afati i materialeve të huazuara.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri në planifikim strategjik dhe alokim të burimeve
  • Të kenë njohuri për procedurat  dhe sistemet administrative, si mbajtja e të dhënave dhe dosjeve, stenografia dhe procedura të tjera
  • Të jenë të aftë t’i organizojnë gjërat duke i kombinuar në mënyra të ndryshme
  • Të jenë të aftë t’i identifikojnë nevojat e lexuesve për informata dhe të përcaktojnë metoda me të cilat mund t’i bëjnë më lehtë të qasshme ato informata
  • Të jenë të aftë t’u ndihmojnë lexuesve me shërbime të tilla si kërkimi, huazimi dhe kthimi i materialeve të bibliotekës.

Kushtet e punës

Bibliotekarët punojnë në biblioteka të mëdha apo të vogla dhe kushtet e tyre të punës ndryshojnë varësisht nga lloji i bibliotekës. Bibliotekarët që punojnë në biblioteka më të mëdha mund të kenë njohuri në një fushë të caktuar dhe në rast të organizimit të ndonjë ngjarje atyre mund t’iu kërkohet të punojnë në mbrëmje dhe në fundjavë, ndërsa ata që punojnë në biblioteka më të vogla janë përgjegjës për menaxhimin e shumë aspekteve apo tërë funksionimit të bibliotekës.

Veglat e punës

Bibliotekarët punojnë me bazat e të dhënave për të menaxhuar të dhënat dhe informatat tjera. Ata përdorin kompjuterët dhe skanerët për të ruajtur informata, fotokopjet, sistemet e adresimit publik, arkat, projektorët e kështu me radhë.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Bibliotekarët duhet të kenë të kryer së paku shkollën e mesme të lartë dhe ndonjë trajnim përkatës profesional. Mundësi alternative është studimi në disiplina shoqërore.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet