Biokimist/-e

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

FUSHA

Mjekësi

Paga

700 - 1000

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Biokimistët kryejnë analiza dhe studiojnë reaksionet e organizmave të gjallë që shkaktohen nga substancat kimike. Në mënyrë që të përmirësohen këto organizma dhe të kuptohen më mirë reaksionet e tyre, biokimistët vazhdimisht hulumtojnë për zhvillimin dhe avancimin e produkteve, siç janë ato mjekësore.

Aktivitetet

  • Studimi i energjisë dhe parimeve fizike të organizmave ose qelizave të gjalla duke aplikuar metodat dhe njohuritë kimike, biologjike dhe matematikore
  • Hulumtimi i strukturave dhe proceseve kimike ose mikrobiologjike dhe zhvillimi i metodave të reja të prodhimit
  • Studimi i zhvillimit të qelizave dhe mutacioneve të qelizave që rezultojnë në sëmundje të ndryshme dhe çrregullime gjenetike
  • Izolimi, sintetizimi dhe analizimi i efekteve të mineraleve, vitaminave ose enzimeve në proceset jetësore
  • Përdorimi i teknologjisë së ADN-së për të prodhuar proteina farmaceutike dhe hulumtimi i efekteve kimike të barnave, ushqimeve ose hormoneve në funksionet e trupit
  • Hulumtimi i natyrës dhe strukturës së gjeneve dhe ndikimit të inxhinierisë gjenetike në këto procese.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri në kimi, biologji, fizikë, matematikë, inxhinieri dhe teknologji
  • Të kenë njohuri të shkëlqyera rreth përbërjeve dhe vetive kimike të proceseve kimike, si dhe rreth organizmave të gjallë dhe marrëdhënieve të tyre me njëra-tjetrën ose mjedisin
  • Të kenë shkathtësi analitike dhe hulumtuese për të vlerësuar performancën dhe cilësinë e produkteve dhe proceseve
  • Të kenë aftësi monitorimi, koordinimi dhe analizimi të sistemeve
  • Të kenë shkathtësi në mendim kritik, zgjidhje të problemeve komplekse dhe në vendimmarrje
  • Të jenë të aftë të imagjinojnë se si mund të duket diçka nëse pjesët e saj lëvizin ose ndryshojnë tërësisht dhe të krahasojnë dallimet dhe ngjashmëritë e tyre.

Kushtet e punës

Biokimistët punojnë kryesisht në spitale, institucione kërkimore, kompani prodhuese, universitete ose laboratorë. Nga ata mund të kërkohet të punojnë me ndërrime, gjatë fundjavave dhe gjatë festave zyrtare. Nganjëherë, biokimistët duhet t’u përgjigjen thirrjeve në raste emergjente. Përveç kësaj, biokimistëve mund t’u kërkohet të udhëtojnë në spitale të ndryshme për menaxhim dhe mirëmbajtje të pajisjeve mjekësore.

Veglat e punës

Biokimistët përdorin makina dhe mjete të ndryshme, siç janë: kompjuterët, laserët, mikroskopët, frigoriferët, pajisjet ngrohëse dhe kalorimetrat. Ata gjithashtu përdorin pajisje laboratorike si gotat, hinkat, shishet laboratorike, cilindrat, analizuesit e proteinave dhe të tjera.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për t’u bërë biokimist, ju duhet të përfundoni studimet e nivelit bachelor në mjekësi dhe pastaj të përfundoni nivelin master në biokimi. Për t’i avancuar shkathtësitë tuaja edhe më tej, ju mund të përfundoni studimet e doktoratës.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet