Bletar/-e

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Bujqësi, Kopshtari, Pylltari, Veterinari

Paga

300 - 450

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Bletarët planifikojnë, organizojnë dhe kryejnë punë për të mbarështuar, rritur dhe strehuar bletët e mjaltit. Ata kujdesen për kolonitë e bletëve si dhe mbikëqyrin prodhimtarinë dhe përpunimin e mjaltës.

Aktivitetet

Mbledhja e mjaltit nga kosherja
Transportimi i koshereve në vende të ndryshme 
Inspektimi dhe trajtimi i  koshereve për sëmundje ose parazitë të mundshëm
Sigurohen që kolonitë të kenë ushqim të mjaftueshëm 
Shumojnë bletët mbretëresha 
Ndërtojnë koshere 
Paketojnë dhe përpunojnë mjaltin dhe produktet e tij.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

Njohuri të plota të ciklit vjetor dhe zakoneve të bletëve
Aftësi të mira të trajtimit të bletëve në mënyrë që ata të dinë se kur dhe si t'i qasen bletëve
Njohuria e llojeve të bimëve dhe ciklet e jetës, dhe si dhe kur bimët prodhojnë nektar
Aftësi në identifikimin e sëmundjeve të bletëve dhe njohuritë mbi metodat e kontrollit të sëmundjes
Njohuri se si të nxjerrin dhe të vlerësojnë cilësinë e produkteve të bletëve si mjalti, poleni, pelte mbretërore dhe propoli 
Aftësitë te zhvilluara të zdrukthëtarisë për ndërtimin dhe riparimin e kutive zgjua
Të mos jetë alergjik nga pickimi i bletës.

Kushtet e punës

Bletarët punojnë në punishte të mjaltit, ferma, pemëtari si dhe hapësira të hapura të ngjashme. Ata punojnë me orar jo të rregullt të punës, me orar më të zgjatur gjatë verës dhe vjeshtës si dhe më shkurt në dimër. Bletarëve ju duhet të përdorin veshje të posaçme për t’u mbrojtur nga sulmet e bletëve. 

Veglat e punës

Bletarët përdorin një llojllojshmëri të veglave të punës, disa nga ato janë: tymuesi, furça, thika, çekani, kosheret, nxjerrësi i mjaltit si dhe veshjet për siguri dhe mbrojtje.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Profesioni i bletarit mësohet në shkollat e mesme profesionale.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet