Bravëndreqës/-e

Shkollimi

Aktualiteti

I ulet

Shkollimi

Paga

180 - 250

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Bravandreqësit përmbushin nevojat e sigurisë në shtëpi duke instaluar alarme, sisteme të bravave dhe sisteme elektronike të sigurisë. Gjithashtu, mund t’u kërkohet të riparojnë ose mirëmbajnë sistemin e sigurisë.

Aktivitetet

  • Hapja e dyqanit
  • Kontrollimi i bravave
  • Përgjigjja në raste emergjente
  • Instalimi i bravave dhe sistemeve të sigurisë

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të jenë të përgjegjshëm dhe të sinqertë
  • Të jenë në shërbimin e konsumatorëve
  • Të ndjenjë kënaqësi në zgjidhjen e problemeve
  • Të jenë të aftë të bëjnë punë mekanike dhe të kenë koordinim të mirë dorë-sy
  • Të jenë në formë të mirë fizike
  • Të jenë të informuar mbi ndryshimet në fushën e sigurisë

Kushtet e punës

Bravandreqësit zakonisht punojnë nga e hëna në të premte. Mirëpo, duhet të jenë të gatshëm të punojnë gjatë fundjavave në raste të instalimit të sistemeve të sigurisë ose në raste kur njerëzit kanë mbetur brenda/jashtë. Puna jashtë orarit zakonisht ndodhë në raste kur punohet si i pavarur. Bravandreqësve ndonjëherë u kërkohet të punojnë në vende të papërshtatshme varësisht nga kërkesat e konsumatorit.

Veglat e punës

Varësisht nga departamenti i punës, bravandreqësit duhet të mësohen të përdorin pajisje të specializuara. Gjithashtu, mund të jenë të përfshirë në sistemet teknologjike të sigurisë.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Që të bëheni bravandreqës, zakonisht duhet të përfundoni trajnim ose shkollë profesionale në këtë profesion. Praktika zakonisht zgjatë disa muaj dhe më pas me punë arrihet perfeksionimi.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet