Bujk

Bujk/-eshë

Shkollimi

Trajnime profesionale

Aktualiteti

I lartë

FUSHA E EDUKIMIT

Bujqësi, pylltari, peshkatari dhe veterinari

Paga

180 - 300

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Bujqit mbjellin, rrisin dhe korrin lloje të ndryshme të pemëve dhe perimeve, drithërave dhe produkteve tjera. Ata i shesin produktet e kultivuara te blerësit me shumicë dhe tregjet e ndryshme, ose mund të punojnë mjaftueshëm sa për të furnizuar familjet e tyre.

Aktivitetet

  • Drejtimi dhe mirëmbajtja e automjeteve dhe pajisjeve të fermës
  • Mbjellja dhe korrja e produkteve bujqësore me duar apo makina
  • Përdorimi i pesticideve, plehrave dhe substancave tjera kimike për të mbrojtur bimët e mbjella nga sëmundjet apo insektet
  • Transportimi i produkteve bujqësore me kamionë nëpër tregje apo magazina
  • Mbajtja e të dhënave për produktet, shpenzimet, përdorimin e pesticideve, etj.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri për metodat dhe veglat që përdoren për mbjelljen, rritjen dhe korrjen e prodhimeve bujqësore
  • Të kenë njohuri për parimet e prodhimit bujqësor të qëndrueshëm, organik dhe cilësor
  • Të kenë njohuri për aplikimin e standardeve të shëndetit, sigurisë dhe higjienës
  • Të jenë të aftë të mirëmbajnë tokën bimore
  • Të jenë të aftë të llogaritin burimet e nevojshme dhe të menaxhojnë prodhimin
  • Të jenë të aftë të lëvizin, ngrehin apo mbajnë objekte dhe të kryejnë edhe aktivitete tjera fizike.

Kushtet e punës

Bujqit fillojnë punën herët në mëngjes në kushte të ndryshme klimatike. Orari i tyre i punës mund të jetë i çrregullt gjatë sezonës së korrjes pasi që është koha më e ngarkuar e vitit për ta. Gjithashtu, bujqit duhet të jenë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm gjatë punës me makineritë bujqësore.

Veglat e punës

Bujqit duhet të jenë të aftë të përdorin lloje të ndryshme të makinerive bujqësore si traktorët, kultivatorët, kositësit, plehëruesit, sistemet e ujitjes, etj. Ata gjithashtu punojnë me vegla më të thjeshta si lopatat, shatat, qyrekët, etj.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për të punuar si bujk nuk është i nevojshëm ndonjë kualifikim formal. Shumica e  punës mësohet nga përvoja, por disa përfundojnë shkollimin profesional në këtë fushë.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?