Demograf/-e

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Shkenca Matematiko Natyrore

Paga

500 - 600

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Demografët bëjnë studimin e dinamikës së popullsisë duke hetuar tri procese kryesore demografike: lindjen, migrimin dhe plakjen (përfshirë vdekjen). Ata mbledhin të dhëna statistikore dhe analizojnë ato për të identifikuar dhe parashikuar trendët e popullsisë.

Aktivitetet

  • Studimi i popullsisë
  • Analizimi statistikor mbi evolucionet dhe ndryshimet e lindjeve
  • Analizimi statistikor mbi martesat dhe divorcet
  • Analizimi statistikor mbi vdekshmërinë (Mortalitetin) dhe lindshmërinë (Natalitetin)
  • Analizimi statistikor mbi emigracionin dhe çështjet e tjera
  • Hulumtime dhe kërkime shkencore
  • Përpunimi i të dhënave

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Aplikimi i metodave shkencore
  • Aplikimi i teknikave të analizës statistikore
  • Ekzekutimi i llogaritjeve matematikore
  • Njohuri për përdorimin e kompjuterit

Kushtet e punës

Demografët zakonisht punojnë me orar të rregullt por ndonjëherë nga ta mund të kërkohet të punojnë edhe jashtë orarit për të përmbushur afatet e projekteve. Demografët punojnë kryesisht në agjenci qeveritare dhe në organizata për hulumtim të tregut. Puna kryhet në zyre por ndonjëherë ata duhet të udhëtojnë për të mbledhur të dhëna apo për të kryer anketa.

Veglat e punës

Demografët kryesisht përdorin kompjuterin për regjistrim të të dhënave. Ata gjithashtu përdorin anketat.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për tu bërë demograf duhet të keni diplomë universiteti në sociologji, ekonomi, gjeografi apo statistikë dhe përvojë në zbatimin e teorive dhe teknikave statistikore.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet