Dirigjent/-e

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

I ulet

Shkollimi

Arte

Paga

500 - 700

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Dirigjentët drejtojnë orkestrën, grupin e operas apo grupe muzikore të tjera gjatë performancave të ndryshme.

Aktivitetet

  • Mbaja e audicioneve dhe zgjedhja e pjesëtarëve të grupit
  • Drejtimi i provave të grupit muzikor
  • Caktimi i pjesëve muzikore për secilin pjesëtarë të grupit
  • Udhëzimi i muzikantëve për të interpretuar tonacionin, tempon dhe elementet e tjera muzikore
  • Mbajtja e balancit mes pjesëve të orkestrës dhe këngëtarëve
  • Zhvillimi i planeve të menaxhimit të grupit dhe perfomancave
  • Caktimi i programeve muzikore, kur, ku dhe çfarë do të performojnë

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të  kenë talent në muzikë dhe shkathtësi në analizim të muzikës
  • Të kenë njohuri rreth muzikës dhe instrumenteve muzikore të përdorura në orkestër
  • Të zotërojnë të paktën një instrument dhe të kenë njohuri rreth kapaciteteve teknike dhe tonale të të gjitha instrumenteve në orkestër
  • Të kenë kujtesë të mirë
  • Të kenë aftësi performimi
  • Të  kenë aftësi komunikuese
  • Të jenë të durueshëm dhe të përkushtuar
  • Të kenë aftësi udhëheqësie, promovuese dhe organizative

Kushtet e punës

Dirigjentët drejtojnë grupin muzikor. Ata ushtrojnë në mjedise të përshtatshme për ta dhe performojnë në salla të koncerteve, ndonjë teatër apo të ngjajshme. Orari i tyre i punës nuk është i rregullt. Profesioni i tyre kërkon që të qëndrojnë në këmbë, dhe shpesh udhëtojnë për të mbajtur koncerte në vende të ndryshme.

Veglat e punës

Dirigjentët duhet të respektojnë kodin e veshjes. Ata përdorin shkopin e dirigjentit dhe gjestet e tyre artistike për të drejtuar grupin e tyre muzikor. 

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për t’u kualifikuar si dirigjent duhet të përfundohet niveli Master në muzik, kompozim të muzikës apo ndonjë fushë të ngjajshme.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet