Dispatcher

Dispeçer/-e

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

I lartë

FUSHA E EDUKIMIT

Shërbime

Paga

350 - 450

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Dispeçerët janë profesionist të komunikimit të cilët bëjnë transmetimin e suksesshëm të informacionit nga thirrësi deri te personeli përgjegjës.


Aktivitetet

  • Pranimi dhe regjistrimi i të gjitha thirrjeve emergjente dhe jo emergjente
  • Gatishmëria për të adresuar dhe transmetuar thirrjet dhe kërkesat
  • Klasifikimi dhe dhënia e prioritetit telefonatave me urgjencë
  • Operimi me pajisjet e nevojshme, përfshirë radion, telefonin dhe kompjuterin
  • Monitorimi i rrugës dhe përcjellja e njësive në terren, komunikimi i informatave vitale

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të jenë dëgjues të mirë dhe të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit
  • Të jenë të shpejt në shkrim dhe në vendosjen e të dhënave
  • Të kenë njohuri të procedurave dhe rregullave në situata emergjente
  • Të kenë aftësi të kryejnë disa detyra njëkohësisht
  • Të kenë aftësi organizative
  • Të kenë aftësi të të menduarit kritik
  • Të ruajnë qetësinë dhe të kenë aftësi të punojnë nën presion

Kushtet e punës

Dispeçerët në polici, në ndihmën e shpejtë dhe në qendrën e zjarrfikësve punojnë në kabina të komunikimit emergjent të cilat quhen dhoma përgjegjëse për sigurinë publike. Këta duhet të jenë të gatshëm t’i përgjigjen thirrjeve edhe gjatë natës, gjatë vikendeve dhe festave. Rastet e thirrjeve emergjente mund të jenë stresuese.

Veglat e punës

Dispeçerët kryesisht përdorin telefonin si mjet komunikimi mirëpo të gjitha thirrjet dhe rastet regjistrohen në kompjuter.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Dispeçerët duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?