Dizajner/-e i/e enterierit

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Dizajn, Grafikë

Paga

700 - 800

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Dizajnerët e enterierit planifikojnë, dizajnojnë dhe rinovojnë hapësirat e brendshme të ndërtesave rezidenciale, industriale ose tregtare. Ata krijojnë dizajne duke kombinuar përdorimin praktik dhe funksional të hapësirës dhe estetikën.

Aktivitetet

  • Bashkëpunimi me specialistë të tjerë, si arkitektë, inxhinierë, ndërtues dhe hidraulik
  • Kontrollimi i punëve ndërtimore për të siguruar zbatimin e planeve të dizajnit
  • Përdorimi i programeve kompjuterike si p.sh. CAD për të krijuar dokumente ndërtimi
  • Hartimi i dizajneve të detajuara ose ilustrimeve teknike
  • Konsultimi me klientët për nevojat dhe miratimin e tyre
  • Hulumtimi i përdorimit të materialeve, produkteve dhe teknologjive të reja që mund të përfshihen në dizajn.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri për teknikat e dizajnit, parimet dhe mjetet e nevojshme për krijimin e planeve teknike, vizatimeve ose printimeve
  • Të kenë njohuri për administratë, menaxhment, matematikë dhe inxhinieri
  • Të jenë të aftë të analizojnë kërkesat dhe nevojat e produktit për të krijuar një dizajn
  • Të jenë të aftë në menaxhim të kohës, koordinim dhe monitorim
  • Të kenë shkathtësi bindëse dhe negociuese
  • Të jenë të aftë të krijojnë ide unike për një temë ose situatë të caktuar
  • Të kenë shkathtësi të mira të të folurit, shkruarit dhe menduarit kritik.

Kushtet e punës

Dizajnerët e enterierit mund të punojnë me një grup të dizajnimit ose të jenë të vetëpunësuar. Ata nuk kanë orar të rregullt pune dhe mund të ju kërkohet të punojnë në mbrëmje dhe fundjavë dhe të vizitojnë klientët në shtëpitë ose zyrat e tyre.

Veglat e punës

Dizajnerët e enterierit zakonisht përdorin kompjuterë dhe programe si CAD, MS Office dhe softuer të dizajnit si InDesign dhe Photoshop. Ata gjithashtu përdorin mjete të tjera si kamera, serverë printimi, skanerë, metra etj.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Profesioni i dizajnerit të enterierit mësohet në shkollat e mesme profesionale dhe kualifikimet e mëtutjeshme janë të mirëseardhura.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet