Dizajner grafik

Dizajner/-e i/e grafikës

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

I lartë

FUSHA E EDUKIMIT

Arte, shkenca humane dhe gjuhë

Paga

250 - 1800

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Dizajnerët grafik dizajnojnë përmbajtje vizuale dhe audio vizuale për komunikimin e informacionit. Ata krijojnë grafika, efekte speciale, animacione dhe imazhe të tjera vizuale për përdorim në media të shtypit dhe reklama.

Aktivitetet

  • Takimi me klientë për t’i këshilluar si të arrijnë një audiencë të caktuar
  • Përgatitja e skicave, diagrameve dhe ilustrimeve
  • Caktimi i dizajnit për mesazhin që përcillet
  • Zgjedhja e ngjyrave, fotografive, stilit të shkrimit dhe prapavijës
  • Krijimi i imazheve dy-dimensionale dhe tri-dimensionale për ilustrim të ndonjë produkti, llogoje apo ueb-faqe

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë shkathtësi artistike
  • Të jenë kreativ dhe analitik
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe interpersonale
  • Të kenë shkathtësi kompjuterike
  • Të kenë shkathtësi të menaxhimit të kohës

Kushtet e punës

Dizajnerët grafik punojnë në zyre apo studio, me orar të rregullt të punës, por kjo mund të ndryshoj prej afateve se kur duhet përfunduar projektet, apo edhe takimeve me klientë. Zakonisht punojnë me kompjuter, duke përdorur software të specializuar për dizajn. Ata mund të punojnë për kompani të ndryshme apo të jenë të vetë-punësuar. Po ashtu mund të punojnë si pjesë e grupit apo të pavarur.

Veglat e punës

Dizajnerët grafik përdorin kompjuterë dhe software të specializuar për dizajn si Photoshop, Illustrator, Corel Draw etj., dhe vegla për vizatim me dorë, si tabela, letra, ngjyra, vizore, kompas dhe të ngjajshme.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për t’u bërë dizajner grafik duhet të përfundohet niveli Bachelor në këtë drejtim. Megjithatë, si dizajnerë mund të punojnë edhe personat e pajisur me certifikatë të trajnimeve për dizajn grafik.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?