Dizajner/-e i/e modës

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

I larte

FUSHA

Arte

Paga

400 - 700

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Dizajnerët e modës krijojnë dizajne të reja dhe unike të veshjeve dhe aksesorëve dhe përshtaten me trendet e modës. Ata mund të punojnë në një sektor të caktuar si në atë të fëmijëve, aksesorëve, këpucëve dhe veshjeve sportive.

Aktivitetet

  • Krijimi i veshjeve ose aksesorëve me porosi për individë, shitës me pakicë dhe kompani për prodhime filmike
  • Skicimi i vizatimeve të përafërta dhe të detajuara, si dhe specifikimi i materialeve, skemave të ngjyrave dhe kërkesave të aksesorëve
  • Ekzaminimi dhe modifikimi i veshjeve dhe dizajneve për të arritur rezultatet e dëshiruara
  • Përzgjedhja e teknikave të prodhimit dhe materialeve që do të përdoren për veshje ose aksesorë
  • Pjesëmarrja në shfaqjet e modës për të mbledhur informacione rreth preferencave të konsumatorëve dhe trendeve të modës.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri mbi teknikat e dizajnimit, mjeteve dhe prodhimit
  • Të kenë shkathtësi analitike për të vlerësuar nevojat dhe produktet që nevojiten për të krijuar dizajne
  • Të kenë ide origjinale dhe kreative rreth dizajneve të veshjeve
  • Të jenë të aftë të përshtatin ose të dallojnë hijet e ngjyrave dhe dritës
  • Të jenë të aftë të imagjinojnë se si do të duket diçka pasi ajo lëviz ose ndryshohet
  • Të jenë të aftë të organizojnë gjërat në një rend apo model specifik sipas rregullave.

Kushtet e punës

Dizajnerët e modës punojnë në dyqane të veshjeve, zyra dhe fabrika të modës. Ata mund të udhëtojnë për të marrë pjesë në shfaqje të modës ose të vizitojnë fabrika prodhuese të veshjeve.

Veglat e punës

Dizajnerët e modës përdorin letra, lapsa, manekinë dhe mjete të tjera për skicim. Ata gjithashtu përdorin gërshërët, makinat prerëse, mjetet për hekurosje dhe mjete të tjera. Përveç këtyre, dizajnerët e modës përdorin teknologjinë si kompjuterët, tabletat grafike dhe softuerë kompjuterik për të dizajnuar veshje.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Ju mund të bëheni dizajnerë të modës pa ndonjë kualifikim formal, por ju përmirësoni perspektivat tuaja në industri nëse përfundoni studimet bachelor në dizajn ose në ndonjë fushë tjetër të ngjashme.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet