Dizajner/-e i/e tekstilit

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

I ulet

FUSHA

Dizajn

Paga

350 - 450

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Dizajnerët e tekstilit krijojnë dizajne të ndryshme të tekstilit të cilat nga forma dy dimensionale kalojnë në linjën e prodhimit të pëlhurave të thurura, të endura dhe të shtypura ose të produkteve të tjera të tekstilit.

Aktivitetet

  • Krijimi i skicave dhe dizajneve për prezantim para klientëve
  • Interpretimi dhe prezantimi i ideve të klientëve
  • Mbikëqyrja e prodhimit të tekstilit
  • Mbajtja e kontakteve biznesore
  • Përcjellja e trendeve të fundit të modës

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Aftësi krijuese dhe artistike
  • Sy të mirë për ngjyra, cilësi, pëlhura dhe modele
  • Sy për detaje
  • Të kenë interes për modë dhe tekstil si dhe të trendeve dhe materialeve
  • Të kenë aftësi të përdorin softuer të dizajnimit si CAD
  • Komunikim të mirë dhe shkathtësi ekipore
  • Aftësi për t’iu përmbajtur afateve kohore dhe buxhetore

Kushtet e punës

Dizajnerët e tekstilit nuk kanë orar fiks të punës, shpesh kërkohet punë shtesë për të përmbushur kërkesat. Vendi i punës karakterizohet me një ambient jo të rregullt të mbushur nga materiale dhe laramani ngjyrash sidomos në rastet kur punohet në zona të prodhimit të tekstilit, ndërsa në rastet kur punohet në zyre atëherë skicat ndodhen kudo.

Veglat e punës

Dizajnerët e tekstilit përdorin disa lloje të veglave, mirëpo më kryesoret janë lapsi dhe fleta ku mund të shprehet kreativiteti. Ky profesioni gjithashtu kërkon punën me kompjuter dhe përdorimin e programeve të ndryshme kompjuterike për dizajnim si CAD, Photoshop etj. Në raste kur punohet në prodhim atëherë duhet të dihet si të përdoren edhe makineritë e qepjes, ngjyrosjes, printimit në material etj. Përdorimi i të gjitha këtyre veglave dallon varësisht nga kërkesa dhe dizajni i tekstilit. 

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për tu bërë dizajnues i tekstilit duhet të përfundohet niveli Bachelor në dizajnin e tekstilit, dizajnin grafik ose në ndonjë fushë tjetër që ka të bëjë me modën. Trajnimet e mëtutjeshme bëjnë ngritjen e kualitetit dhe aftësive.   

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet