Dizajnues/-e 3D

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

I larte

FUSHA

Arte Dizajn

Paga

500 - 750

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Dizajnuesit 3D përdorin kompjuter dhe programe kompjuterike për të krijuar grafika, efekte speciale dhe animacione për lojërat kompjuterike, reklama dhe të ngjajshme.

Aktivitetet

  • Takimi me klientë për të diskutuar rreth kërkesave të tyre
  • Gjenerimi i ideve dhe koncepteve kreative për t’i zhvilluar në dizajn
  • Përgatitja e skicave, diagrameve, ilustrimeve dhe planeve për t’i prezantuar para klientëve
  • Ridefinimi inovativ i ndonjë projekti të krijuar dhe dhënia e rekomandimeve
  • Informimi rreth teknologjisë dhe programeve të fundit
  • Përzgjedhja e ilustruesëve dhe fotografëve

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të  jenë kreativ dhe artistik
  • Të jenë të saktë dhe të vëmendshëm ndaj detajeve
  • Të kenë njohuri dhe shkathtësi kompjuterike
  • Të jenë bashkëpunues dhe të kenë një qasje fleksibile kur punojnë në grup
  • Të kenë aftësi komunikuese
  • Të jenë të mirë në prezantim dhe të aftë të shpjegojnë dhe shesin idetë dhe dizajnet tek klientët dhe kolegët

Kushtet e punës

Dizajnuesit 3D mund të punojnë në produksione të medias për të krijuar elemente për video lojëra apo filma. Disa dizajnues 3D kanë mundësi të punojnë prej shtëpisë. Kohëve të fundit dizajnuesit 3D janë duke u punësuar në fushën e ilustrimit mjekësor, duke krijuar kështu imazhe 3D të anatomisë. Ky profesion zakonisht kërkon punë ekipore, ku pjesëtarëve të ndryshëm të ekipit, si ilustruesëve, zhvilluesëve të web-it, specialistëve të marketingut etj., iu ndahen detyra për një projekt të përbashkët.

Veglat e punës

Dizajnuesit 3D përdorin komputerin dhe tableta me laps për dizajn, materiale të printuara me të gjitha ngjyrat e mundshme, për të parë se si do të duken ngjyrat e dizajnit të printuar. Ata përdorin softuare dhe aplikacione të ndryshme për dizajn dhe për editim të fotove.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Dizajnuesit 3D duhet të jenë të certifikuar në këtë drejtim, apo në disa raste të përfundojnë edhe nivelin Bachelor në dizajn grafik apo ndonjë fushë të ngjajshme. Punëdhënësit mund të kërkojnë ndonjë punim për të vlerësuar shkathtësitë në këtë profesion.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet