Dizajnues/-e i/e mediave interaktive

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

I larte

FUSHA

Dizajn

Paga

400 - 960

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Dizajnerët e mediave interaktive zhvillojnë grafika dhe animacione multimediale për media të ndryshme dhe për pajisjet elektronike, të tilla si një aplikacion i celularit, një lojë kompjuterike në internet ose një faqe interneti.

Aktivitetet

  • Diskutimi në grup rreth projektit, qëllimit dhe funksioneve të tij
  • Dakordimi rreth buxhetit dhe afateve kohore
  • Përgatitja e konceptit të dizajnit të produktit
  • Përgatitja vizuale për çdo faqe
  • Dizajnimi i shkrimeve të hiperlinqeve dhe menyve të animuara
  • Negocimi i zgjedhjeve të dizajnit me klientë, menaxhmentin dhe stafin e shitjes së produktit
  • Shkrimi i kodeve dhe testimi  i produkteve

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të jenë kreativ dhe të kenë imagjinatë të zhvilluar
  • Të kenë njohuri rreth teknologjisë dhe proceseve teknike të përfshira
  • Të shijojnë punën në grup
  • Të jenë të vetëdijshëm për shijet e konsumatorëve dhe trendet
  • Të jenë bindës në komunikim dhe prezantues të mirë 
  • Të jenë fleksibil
  • Të jenë të vëmendshëm ndaj detajeve

Kushtet e punës

Shumica e dizajnerëve janë të punësuar në agjenci të dizajnit grafik, në zyre të marketingut, të publikimit dhe të komunikimit. Disa punojnë në sektorë të kompanive të mëdha private apo publike. Dizajnuesit e mediave interaktive duhet të qëndrojnë të përditësuar me të rejat e fundit teknologjike dhe të vazhdojnë të shkathtësohen në këtë drejtim. Ata mund të punojnë në disa projekte njëkohësisht dhe ndonjëherë duhet të qëndrojnë edhe jashtë orarit që të përmbushin afatet kohore. Kryesisht punojnë në zyre, si edhe nga shtëpia, e ne raste të caktuara mund të udhëtojnë te klientët që të diskutojnë fillimin e projektit apo të prezantojnë punën e bërë.

Veglat e punës

Dizajnuesit e mediave interaktive përdorin grafikë të specializuar të industrisë dhe paketa të softuerëve të multimedias. 

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për të punuar si dizajnues i mediave interaktive zakonisht duhet të përfundohet niveli Bachelor në Dizajn Grafik. Kërkesat për punësim mund të variojnë sipas punëdhënësit, si psh. njohuria në kodim, që për disa është e nevojshme ndërsa për disa të tjerë jo. Disa punëdhënës mund të bazohen vetëm në projektet e punuara si kriter për punësim.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet