DJ

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

I larte

Shkollimi

Art, Muzikë

Paga

300 - 800

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

  • Dj-të bashkojnë dhe përshtasin muzikë nga burime të ndryshme dhe performojnë para publikut apo në radio e televizion. Detyrat e përditshme të tyre janë:
  • Përzgjedhja e muzikës në përputhje me ngjarjen dhe audiencën
  • Krijimi i muzikës duke bashkuar muzika të ndryshme, duke manipuluar me tinguj dhe duke shtuar efekte
  • Performimi i muzikës
  • Hulumtimi i muzikës
  • Promovimi i punës së tyre dhe krijimi i kontakteve me punëdhënës

Aktivitetet

  • Përzgjedhja e muzikës në përputhje me ngjarjen dhe audiencën
  • Krijimi i muzikës duke bashkuar muzika të ndryshme, duke manipuluar me tinguj dhe duke shtuar efekte
  • Performimi i muzikës
  • Hulumtimi i muzikës
  • Promovimi i punës së tyre dhe krijimi i kontakteve me punëdhënës

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë pasion për muzikë dhe dëshirë për të argëtuar njerëzit
  • Të kenë njohuri rreth zhanrit të tyre të muzikës dhe rreth teknologjisë së muzikës
  • Të kenë aftësi performuese dhe promovuese
  • Të kenë sens të ritmit dhe koordinimit
  • Të jenë të talentuar në muzikë dhe të përkushtuar

Kushtet e punës

Dj-të zakonisht performojnë natëve të fundjavës, në mjedise të ndryshme, në përjashtim të atyre që punojnë në radio. Por performanca e tyre kërkon përgatitje paraprake për muzikën që do të luajnë, prandaj orari i tyre i punës nuk është vetëm koha që performojnë. Disa Dj performojnë vetëm për hobi dhe njëkohësisht bëjnë edhe ndonjë punë tjetër.

Veglat e punës

Dj-të përdorin llaptop, mikset, turntable, cd player, pllaka dhe ndëgjuese. Ata poashtu përdorin softuer për Dj siç është Traktor dhe Serato. Softuerët kanë kontrolluesit e tyre që lidhin programin me pajisjen.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Dj-të dallojnë mes vete, varësisht edhe nga zhanri i tyre i muzikës. Disa janë thjeshtë përzgjedhës të këngëve, disa kombinojnë muzikë dhe efekte të ndryshme, gjersa disa të tjerë janë fillimisht producentë, që nënkupton se krijojnë vet muzikën që luajnë. Zakonisht është talenti, përkushtimi dhe eksperienca që mundësojnë hyrjen në këtë profesion dhe avancimin e mëtutjeshëm.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet