Drugëdhendës/-e

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Arkitekturë, Ndërtimtari, Zdrukthtari

Paga

300 - 400

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Drugdhendësit apo përpunuesit e drurit bëjnë prerjen, gdhendjen, formësimin dhe lëmimin e drurit manualisht ose duke përdorur pajisje për trajtimin e drurit.Një ditë tipike të punës drugdhendësit e kalojnë duke bërë:

Aktivitetet

  • Pastrimin dhe përgatitjen e pajisjeve
  • Mprehjen e disa pjesëve të makinerive
  • Operimin me makineri gdhendjeje
  • Formësimin dhe finalizimin e drurit

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë aftësi në punë praktike/teknike
  • Të kenë aftësi të interpretojnë instruksionet
  • Të kenë aftësi të kryejnë punë me precizitet
  • Të kenë sy për detaje
  • Të kenë aftësi të ndërmarrin veprime të sigurisë

Kushtet e punës

Drugdhendësit punojnë në punishte, fabrika dhe vendet e përpunimit të drurit. Gjatë punës temperaturat mund të jenë të larta, zhurma dhe pluhuri janë prezentë, mirëpo me ndihmën e filtrave ekstraktues këto kushte normalizohen për punë. Rregullat e sigurisë duhet të përcillen gjatë gjithë kohës dhe disa pajisje nuk duhet të operohen vetëm. Zakonisht drugdhendësit punojnë në orar të rregullt por ndonjëherë u kërkohet të punojnë orar më të gjatë.

Veglat e punës

Veglat e punës së drugdhendësve janë: limat, pajisjet për shpim, bluesit, lëmuesit, prerësit e drurit dhe materialeve tjera. Përveç pajisjeve tradicionale ata përdorin edhe programe kompjuterike për skicimin dhe planifikimin e formës. Gjatë punës përdoren edhe pajisje mbrojtëse si manteli, dorëzat, mbrojtëset kundër zhurmës, syzet dhe çizmet e punës.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Duke konsideruar që drugdhendja është zanat atëherë ushtrimi i këtij profesioni mund të bëhet pasi të përfundohet praktika në vendin e punës ose ndonjë praktikë e veçantë.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet