Përmbledhja
Ndërtuesit kryejnë aktivitete ndërtimore arkitekturale në zona të ndërtimit ku përgatisin hapësirat gërmuese, pastrojnë mbeturinat, hapin kanale dhe vendosin rrethoja për të lehtësuar punën e ekspertëve tjerë të ndërtimit.
Trajnime profesionale
I lartë
Inxhinieri, prodhim dhe ndërtimtari
200 - 350
I
0%
V
0%
A
0%
P
0%
Përmbledhja
Ndërtuesit kryejnë aktivitete ndërtimore arkitekturale në zona të ndërtimit ku përgatisin hapësirat gërmuese, pastrojnë mbeturinat, hapin kanale dhe vendosin rrethoja për të lehtësuar punën e ekspertëve tjerë të ndërtimit.
Aktivitetet
Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen
Kushtet e punës
Ndërtuesit punojnë me orar të rregullt, por nganjëherë atyre u duhet të punojnë orë shtesë dhe në kushte të ndryshme atmosferike. Ata punojnë në hapësira ndërtuese dhe ndonjëherë vizitojnë zona të tjera të ndërtimit, si dhe mund të ndodh që të punojnë çdo ditë nëpër vende të ndryshme. Për shkak se ndërtuesit punojnë në mjedis të pa sigurt pune, atyre u kërkohet që të punojnë me mjete mbrojtëse, të veshin rrobat e sigurisë dhe ndjekin udhëzime strikte.
Veglat e punës
Ndërtuesit në përgjithësi punojnë me mjete dhe materiale të ndërtimit si beton, çimento, bartëse të kubëzave, pajisje shpuese elektrike dhe hidraulike, pompa të betonit, mikserë të betonit, etj. Për më tepër, ata punojnë me mjete mbrojtëse si syze, doreza, kufje dhe helmeta të ndërtimit.
Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme
Për t’u bërë ndërtues, ju duhet të kryeni një trajnim të ndërtimit dhe trajnime të tjera rreth hapave të sigurisë në punë.
Cila është ideja juaj?
Duke përdorur platformën e Shkollave/Kolegjeve për shumë prej profesioneve mund të gjeni shkollimin adekuat ne Kosovë.