Estetist/-e

Shkollimi

Aktualiteti

Mesatarisht

Shkollimi

Paga

250 - 800

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Estetistët sigurojnë trajtime të lëkurës që ndihmojnë gratë dhe burrat të mirëmbajnë dukjen e tyre.

Aktivitetet

  • Caktimi i termineve për klientë dhe takimi me ta
  • Vlerësimi i gjendjes së lëkurës
  • Aplikimi i substancave të ndryshme për përmirësim të gjendjes së lëkurës
  • Masazhimi i fytyrës dhe terapi të ndryshme
  • Këshillimi dhe demonstrimi se si duhet të pastruar dhe kujdesur për lëkurë, dhe referimi i klientëve me probleme të lëkurës tek dermatologu
  • Rekomandimi i produkteve për përkujdesje ndaj lëkurës
  • Sterilizimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve dhe sallonit

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri rreth llojeve të lëkurës, alergjive dhe të ngjashme
  • Të kenë shkathtësi biznesore
  • Të kenë shkathtësi komunikimi me klientë
  • Të kenë qëndrueshmëri fizike
  • Të kenë shkathtësi të menaxhimit të kohës
  • Të jenë të pastër dhe të rregullt

Kushtet e punës

Shumica e estetistëve punojnë me orar të plotë por ka nga ata që punojnë edhe me orar të pjesshëm, pra vetëm në ato orë që kanë takime me klientë. Ata punojnë në sallone, zyra mjekësore, hotele apo qendra të rehabilitimit bashkë me një pjesë tjetër të stafit si, dermatolog, kirurg plastik dhe punëtor administrativ. Pra, estetistët mund të jenë të vetëpunësuar, apo të punojnë te dikush tjetër. Ky profesion mund të kërkojë qëndrim të gjatë në këmbë. Mjedisi i tyre i punës duhet të jetë mirë i ndriçuar dhe i pastër.

Veglat e punës

Estetistët përdorin pajisje për fytyrë si llambat zmadhuese dhe avulluese të fytyrës. Ata posedojnë shtratin e përshtatshëm për trajtim të klientëve, një karrocë për të mbajtur produktet e nevojshme, një kabinet për të mbajtur peshqirë të ngrohtë që përdoren gjatë trajtimeve dhe gjithashtu kanë produkte të ndryshme për lëkurë si kremra, maska, losione etj.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për të punuar si estetist duhet kryer shkolla e mesme profesionale, apo ndonjë trajnim profesional në vendin e punës.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet