Farmakolog/-e

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Shkenca Matematiko Natyrore

Paga

400 - 700

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Farmakologët studiojnë mënyrën në të cilën barnat dhe medikamentet ndërveprojnë me organizmat, sistemet e gjalla dhe pjesët e tyre (qelizat, indet ose organet). Hulumtimi i tyre ka për qëllim identifikimin e substancave që mund të përdoren si medikamente të reja.

Aktivitetet

  • Dizajnimi, planifikimi dhe aplikimi i eksperimenteve të kontrolluara
  • Realizimi i testeve laboratorike (analizimi i mostrave të gjakut dhe qelizave)
  • Zbulimi i vaksinave dhe kurave tjera
  • Zhvillimi i protokolleve kërkimore dhe shkencore
  • Regjistrimi dhe arkivimi i të dhënave të testimit
  • Standardizimi i dozave të barnave
  • Përgatitja e granteve të hulumtimit dhe ndjekja e procedurave të sigurisë
  • Administrimi i ilaçeve dhe monitorimi i subjekteve të studimit (njerëzit apo kafshët)
  • Përcaktimi i efektivitetit të ilaçeve dhe efektet anësore të tij

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Aftësi të shkëlqyera në fushën e IT-së, përfshirë regjistrimin dhe analizën e të dhënave
  • Të kenë një qasje metodologjike dhe të jenë të vëmendshëm ndaj detajeve
  • Të jenë të aftë të analizojnë dhe të zgjidhin problemet
  • Të kenë aftësi të mira komunikimi
  • Të kenë nivel të lartë të durimit dhe përkushtimit
  • Aftësi dhe dëshirë për të punuar dhe bashkëpunuar në ekipe multidisiplinare
  • Të tregojnë potencial për lidership dhe aftësi për të menaxhuar dhe motivuar të tjerët

Kushtet e punës

Farmakologët zakonisht punojnë në laboratorë në universitete, institute, spitale, kompani farmakologjike apo ndonjë departament qeveritar. Mjedisi i tyre i punës duhet të jetë i sterilizuar dhe i kontrolluar nga ndikimi i faktorëve të jashtëm. Për hulumtimet e tyre, farmakologët shpesh studiojnë efektet e ilaçeve në kafshë, gjë që kërkon ndjekjen e procedurave etike. Zakonisht punojnë me orar të rregullt të punës, megjithatë ka raste kur duhet të punojnë me orar të zgjatur, si dhe gjatë fundjavave.

Veglat e punës

Farmakologët përdorin pajisje mjekësore dhe laboratorike për të mbledhur dhe analizuar mostrat prej subjekteve të testuar. Ata ekzaminojnë lëngje dhe inde trupore për të matur efektivitetin e një ilaçi në trajtimin e një sëmundjeje dhe monitorimin e tij në trup. Farmakologët, për të mbajtur mjedisin steril dhe për të mbrojtur veten nga kimikalet potencialisht të dëmshme duhet të veshin rroba mbrojtëse, si dorëzat, maskë për gojë, syze, mbrojtëse për flokë.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për t’u bërë farmakolog duhet të përfundohen studimet post diplomike që nënkupton nivelin  Master dhe  PhD në farmakologji.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet