Fermer/-e

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

Mesatarisht

Shkollimi

Bujqësi, Kopshtari, Pylltari, Veterinari

Paga

250 - 350

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Fermerët ruajnë cilësinë e fermave, të të mbjellave dhe bagëtisë, duke operuar me makineri dhe duke bërë punë fizike. Ata gjithashtu rrisin bagëti për nevoja familjare me qëllim që të sigurojnë sasi minimale të ardhurash për veten dhe familjet e tyre.

Aktivitetet

  • Përgatitja e tokës për mbjelljen e kulturave të fushës
  • Inspektimi dhe korrja e të mbjellave
  • Ujitja e tokës dhe mirëmbajtja e sistemeve ujitëse
  • Operimi i makinerive bujqësore
  • Spërkatja për të kontrolluar insektet, kërpudhat ose barërat e këqija
  • Mbarështimi i bagëtive dhe kujdesi ndaj tyre etj.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të shijojnë punën jashtë dhe në kushte të ndryshme atmosferike
  • Të kenë fuqi dhe qëndrueshmëri fizike
  • Të kenë shkathtësi mekanike
  • Të jenë të përkushtuar

Kushtet e punës

Fermerët punojnë jashtë dhe në kushte të ndryshme atmosferike dhe zakonisht fillojnë punën herët në mëngjes. Puna e tyre mund të përshijë orë të gjata të punës dhe kërkon përkulje, ngritje dhe bartje të mjeteve. Ata mund të jenë të punësuar për kompani të ndryshme ose të vetë punësuar.

Veglat e punës

Fermerët posedojnë makineri si traktorë, kamionë, kositëse, aparate për spërkatje si dhe vegla të dorës të domosdoshme për rritjen dhe përkujdesjen ndaj bimëve dhe kafshëve.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për të u bërë fermer nuk nevojitet ndonjë kualifikim formal. Shumica e punës mësohet gjatë eksperiencës.  

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet