Filigranpunues/-e

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

Mesatarisht

Shkollimi

Paga

350 - 450

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Filigran punuesit krijojnë stoli të çmuara kryesisht nga ari dhe argjendi të quajtura filigran. Ata bëjnë lidhjen e rruazave nëpër tel nga ari ose argjendi. Gjithashtu bëjnë modifikimin e këtyre metaleve të çmuara duke krijuar stoli të ndryshme. Një ditë tipike të punës filigranpunuesit e kalojnë:

Aktivitetet

  • Rregullimi i stolive
  • Aplikimi preciz i teknikave të përpunimit të metalit
  • Nxehja e metalit të çmuar
  • Veshja e metalit nga një metal tjetër që të krijojnë detaje të ndryshme

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të jenë të aftë të operojnë me teknologji të përpunimit të metalit
  • Të jenë të aftë të bëjnë lëmimin e sipërfaqes së metalit duke përdorur rrotën gërryese  
  • Të kenë aftësi në formësimin, riparimin e
  • Të kenë njohuri në presimin e llaçit në shabllon
  • Të kenë aftësi të përgjithshme teknike

Kushtet e punës

Filigranpunuesit punojnë në puntori dhe lokalet e stolive të çmuara. Puntoritë duhet të jenë të klimatizuara. Zakonishtë punohet me orar të rregullt e ne rastet kur filigranpunuesi është i vetëpunësuar ai punon edhe në orare më të gjata.

Veglat e punës

Filigranpunuesit duhet të jenë të aftë të përdorin vegla të specializuara për prerjen, thyerjen, shkrirjen e metalit të çmuar. Me zhvillimet teknologjike ata përdorin edhe mjetet e automatizuara për të kryer disa nga funksionet e përpunimit dhe formësimit të filigranit.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Profesioni i filigranpunuesit mësohet në shkollat e mesme profesionale ose përmes edukimit jo-formal, p.sh. trajnimit në vendin e punës. Gjithashtu ofrohen edhe drejtime në fakultete që kanë te bëjnë me dizajnin, njohuri të cilat mund të aplikohen në punën si filigran punues.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet