Fizicient/-e

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

Shkollimi

Shkenca Matematiko Natyrore

Paga

450 - 750

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Fizicentët janë shkencëtar, të cilët studiojnë fenomenet fizike nga materia deri te universi. Ata zhvillojnë koncepte, teori, metoda e operacione për të shpjeguar bindjet e tyre në lidhje me materien, hapësirën, kohën, energjinë, forcat, fushat dhe ndërlidhjen ndërmjet këtyre fenomeneve fizike.

Aktivitetet

  • Analizimi i imazheve të teleskopit
  • Aplikimi i strategjive të mësimdhënies
  • Zhvillimi i anketave gjeofizike
  • Kalibrimi i pajisjeve laboratorike
  • Mbledhja e mostrave për analizë
  • Komunikimi me laboratorë të jashtëm
  • Zhvillimi i teorive shkencore
  • Interpretimi i të dhënave gjeofizike
  • Vëzhgimi i materies
  • Operimi me teleskopë
  • Ligjërimi i lëndës së fizikës
  • Shkrimi i punimeve shkencore etj.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të jenë kureshtar
  • Të kenë aftësi për të menduar në mënyrë të qartë dhe logjike
  • Të kenë aftësi të mira për zgjidhjen e problemeve
  • Të kenë një qasje metodike për të punuar, me një nivel të lartë të saktësisë
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit
  • Të kenë njohuri të shkëlqyera të statistikave dhe programeve përkatëse kompjuterike etj.

Kushtet e punës

Fizicientët zakonisht punojnë në institute dhe laboratorë shkencor. Në shumicën e rasteve  fizicientët janë punonjës në universitete, ku ligjërojnë dhe kryejnë hulumtime. Ata mund të punojnë me substanca radioaktive dhe materiale të tjera potencialisht të rrezikshme, prandaj duhet zbatuar procedura strikte të sigurisë. Zakonisht kanë orar të rregullt të punës.

Veglat e punës

Fizicientët varësisht nga natyra e punës si dhe specializimi përdorin vegla të ndryshme duke filluar nga peshoret, qelqet, kalkulatorët, kompjuterët, bateritë, magnetët, mikroskopët,teleskopët  etj.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për t’u bërë fizicient duhet të përfundohen studimet e doktoratës në degën e fizikës. Fizicientët mund të specializohen në fusha të ndryshme si biofizikë, fizikë kimike, gjeofizikë, astronomi, fizikë bërthamore, nanofizikë etj.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet