Fizioterapeut/-e

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Mjekësi

Paga

600 - 700

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Fizioterapeutët janë profesionist shëndetësor të cilët vlerësojnë, planifikojnë dhe zbatojnë programet rehabilituese që kanë për qëllim trajtimin e  paaftësisë lëvizëse të njerëzve si pasojë e sëmundjeve, lëndimeve, deformimeve apo edhe pleqërisë.

Aktivitetet

  • Diagnostifikimi fizioterapeutik i pacientëve dhe zhvillimi i programit për trajtim
  • Monitorimi i pacientëve gjatë performimit të ushtrimeve
  • Vlerësimi i progresit të pacientëve
  • Këshillimi dhe asistimi i teknikëve dhe stafit tjetër përcjellës
  • Edukimi i pacientëve se si të ndjekin aktivitetet fizike që të minimizojnë lëndimet.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë aftësi të mira komunikuese
  • Të jenë të durueshëm
  • Të jenë mbështetës
  • Të kenë aftësi në zgjidhjen e problemeve

Kushtet e punës

Fizioterapeutët punojnë në spitale, klinika fizioterapeutike apo qendra të rehabilitimit. Në disa raste duhet të vizitojnë klientët në shtëpitë e tyre ose vende të punës. Sportet profesionale gjithashtu punësojnë fizioterapeutë, mirëpo hyrja në këto pozitë është mjaft konkurruese. Shumica e fizioterapeutëve punojnë me orar të rregullt gjatë javës. Ndërsa të tjerët të cilët punojnë në klube të sportit kanë orar jo të rregullt.

Veglat e punës

Fizioterapeutët përdorin një numër të madh pajisjesh gjatë trajtimit të pacientëve, këto përfshihen shiriti ngjitës, paketat e ngrohjes, pajisje palestre dhe mjete ndihmëse për lëvizje. Disa terapi tjera si ultrazëri, elektroterapia dhe hidroterapia kërkojnë pajisje tjera.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Profesioni i fizioterapeutit arrihet duke përfunduar nivelin bachelor për fizioterapi.  Ky drejtim ofrohet në të gjitha universitetet mjekësore.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet