Fotograf

Fotograf/-e

Shkollimi

Trajnime profesionale

Aktualiteti

I larte

FUSHA E EDUKIMIT

Paga

200 - 400

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Fotografët iu bëjnë fotografi njerëzve, peizazheve ose subjekteve të tjera duke përdorur kamera digjitale, filmike apo pajisje të tjera. Ata mund të jenë fotografë ajrorë, shkencorë ose fotoreporterë.

Aktivitetet

  • Përcaktimi i qëllimit të projektit, vendeve dhe pajisjeve të nevojshme duke u konsultuar me klientët ose stafin e reklamave
  • Përcaktimi, montimi dhe instalimi i kamerave dhe pajisjeve tjera fotografike
  • Mirëmbajtja dhe testimi i pajisjeve para përdorimit për t’u siguruar që janë në gjendje të mirë pune
  • Realizimi i fotografive të individëve qoftë në studio apo vende të ndryshme
  • Hulumtimi dhe eksplorimi i teknologjive të reja
  • Përdorimi i kompjuterëve dhe softuerëve te specializuar për të krijuar dhe përmirësuar fotografitë.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri për teoritë dhe teknikat për të krijuar vepra artistike
  • Të kenë aftësi të mira të imagjinatës dhe të gjenerojnë ide kreative
  • Të jenë origjinal dhe të vëmendshëm ndaj detajeve
  • Të kenë njohuri për shitje, marketing, komunikim dhe media 
  • Të kenë njohuri për elektronikën dhe pajisjet kompjuterike
  • Të kenë shkathtësi në menaxhim, monitorim dhe vlerësim.

Kushtet e punës

Fotografët punojnë në studio dhe në natyrë, në të gjitha llojet e kushteve të motit. Ata shpesh punojnë në ngjarje të tilla si ditëlindjet, dasmat apo ngjarje tjera të rëndësishme. Fotografët shpesh janë të obliguar të largohen për kohë të gjatë nga shtëpia sepse puna e tyre përfshin udhëtimin. Ata gjithashtu duhet të jenë të vetëdijshëm për praktikat e sigurisë dhe shëndetit sepse disa fotografë përdorin substanca kimike për realizmin dhe zhvillimin e procesit të fotografimit.

Veglat e punës

Fotografët përdorin pajisje të llojllojshme si kamera, pajisje të ndriçimit, trekëmbësh, lente të kamerave, printerë, skanerë, reflektorë, kompjuterë, pastrues të pajisjeve, substanca kimike etj. Ata përdorin edhe softuer të specializuar për modifikimin dhe përmirësimin e fotografive. Preferohet që të kenë edhe automjet për transportimin e pajisjeve të rënda nëse fotografitë bëhen në mjedise jashtë studios.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për t'u bërë fotograf nuk kërkohet kualifikim formal. Megjithatë, ky profesion mund të përsoset duke marrë një kualifikim në fotografim, imazh fotografik, madje edhe në dizajn grafik.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet