Furnitor/-e

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

Mesatarisht

Shkollimi

Tregti, Transport, Komunikacion Rrugor

Paga

350 - 500

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Furnitorët ndihmojnë në bartjen e produkteve nga prodhuesit dhe furnizuesit në dyqanet e shitjes me pakicë. 

Aktivitetet

  • Përgatitja e planit të shpërndarjes së produkteve
  • Bartja e porosive nga makina në dyqane
  • Kontrollimi i porosive për t’u siguruar se janë në përputhje me ato në dokumente
  • Kontrollimi i porosive për t’u siguruar që janë në gjendje të mirë
  • Kontrollimi i dyqaneve se a kanë mjaftueshëm produkt që ata furnizojnë
  • Raportimi tek stafi menaxhues

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë shkathtësi në vozitje dhe të respektojnë ligjin
  • Të kenë aftësi për orientim në hapësirë
  • Të kenë shkathtësi të komunikimit
  • Të jenë të aftë të bashkëpunojnë dhe të ndjekin udhëzime

Kushtet e punës

Furnitorët janë në lëvizje duke furnizuar dyqanet me porositë e tyre. Zakonisht punojnë me orar të rregullt, por me raste mund të iu duhet të punojnë me ndërrime gjatë mbrëmjeve dhe fundjavave. Ata janë në bashkëpunim me menaxherin dhe koordinatorët e furnizimit. Kjo punë kërkon qëndrueshmëri dhe forcë fizike për shkak se duhet të bartin produktet.

Veglat e punës

Furnitorët udhëtojnë me veturë. Ata referohen në dokumente për produktet dhe sasinë e tyre. Po  ashtu mund të përdorin harta apo sisteme GPS për orientim në hapësirë. Furnitorët janë në kontakt të drejtpërdrejt me personat në dyqane ku kryhet porosia.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Furnitorët duhet të kenë së paku shkollën e mesme të përfunduar. Ata duhet të jenë të pajisur me leje për vozitje.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet