Gjeograf/-e

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

Shkollimi

Shkenca Matematiko Natyrore

Paga

450 - 900

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Gjeografët studiojnë tokën, karakteristikat, banorët dhe fenomenet e një rajoni ose një zone të tokës. Varësisht fushës së tyre të specializimit, ata mund të studiojnë aspektet kulturore, ekonomike, politike, apo vetitë fizike të mjedisit natyror si forma e Tokës, klima, rreziqet natyrore, uji, bimët e të ngjashme.

Aktivitetet

  • Mbledhja e të dhënave përmes vëzhgimeve në terren, hartave, fotografive
  • Kryerja e intervistave dhe anketimeve
  • Krijimi dhe modifikimi i hartave, diagrameve dhe prezantimeve të tjera vizuale të të dhënave
  • Analizimi dhe shpërndarja gjeografike e karakteristikave fizike dhe kulturore
  • Shkrimi i raporteve dhe prezantimi i të dhënave
  • Kombinimi i të dhënave gjeografike me të dhënat në një fushë specializimi, si ekonomia, mjedisi, shëndetësia apo politika
  • Analizimi i fotografive satelitore dhe të dhënave të GPS-it.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Aftësi analitike për të analizuar sasi të mëdha të të dhënave
  • Aftësi për të menduar në mënyrë kritike gjatë selektimit të të dhënave
  • Aftësi për të shkruar dhe prezantuar hulumtimet
  • Aftësi të shkëlqyera dëgjimi dhe të folurit
  • Aftësi në përdorim të teknologjisë etj.

Kushtet e punës

Gjeografët mund të jenë të punësuar në zyret e arkitekturës,  zyret inxhinierike,  ato të urbanizmit  dhe planifikimit hapësinor. Gjithashtu mund të zhvillojnë karrierë akademike si mësimdhënës në fakultete dhe universitete. Gjeografët bashkëpunojnë edhe me ekspertë nga fusha të ndryshme. Shumica e gjeografëve punojnë me orar të rregullt të punës, përveç në disa raste të hulumtimeve në terren.

Veglat e punës

Gjeografët përdorin një sërë mjetesh të specializuara për të përshkruar, kuptuar dhe shpjeguar strukturën e Tokës siç janë hartat, busullat, kompaset dhe pajisjet gjeodezike , pastaj  GPS -at të cilët përdorin satelitët për të gjetur gjerësitë dhe gjatësitë dhe për tu orientuar, Sistemi për Informimin Gjeografik (GIS), Sistemi për Pozicionim Global (GPS) etj.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Gjeografët me nivel Bachelor të studimeve mund të ligjerojnë në shkolla të mesme apo profesionale, ose të punojnë si asistent në hulumtime. Ata që përfundojnë nivelin Master apo Phd, mund të avancojnë në pozita më të larta si profesor, ligjërues, hulumtues, planifikues i urbanizmit, hartograf etj.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet