Gjeolog/-e

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Xehëtari dhe Metalurgji

Paga

500 - 700

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Gjeologët studiojnë materialin e ngurtë dhe të lëngshëm që e përbën Tokën, si dhe proceset që e formësojnë atë, siç janë tërmetet, rrëshqitjet e tokës, përmbytjet dhe shpërthimet vullkanike. Gjithashtu gjeologët kryejnë hulumtime, përmirësojnë ose zhvillojnë koncepte, teori dhe metoda në fusha të tilla si eksplorimi dhe nxjerrja e naftës, gazit dhe mineraleve, ruajtja e ujit, inxhinieria civile, telekomunikacioni dhe navigimi, si dhe vlerësimi dhe zbutja e efekteve të hedhjes së mbeturinave në mjedis.

Aktivitetet

  • Studimi i mostrave të tokës apo mineraleve
  • Matja e efektit të erozionit të tokës dhe karakteristikave të tjera si gravitetin dhe fushën  magnetike
  • Përshtatja e dizajneve inxhinierike
  • Këshillimi rreth çështjeve të ndërtimit
  • Vlerësimi i ndikimit të mjedisit
  • Sigurimi pajtueshmërisë me legjislacionin e sigurisë
  • Studimi i fizibilitetit
  • Testimi i mostrave gjeokimike
  • Kërkime shkencore
  • Identifikimi i rrezikut nga fatkeqësitë natyrore etj.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri në shkencë
  • Të jenë në gjendje të mirë fizike dhe shëndetësore
  • Të shijojnë punën jashtë në natyrë
  • Të punojnë me ekipe nga disiplinat e ndryshme
  • Të kenë njohuri kompjuterike dhe në analizim të të dhënave numerike dhe grafike
  • Të kenë aftësi të mira në të shkruar dhe komunikim

Kushtet e punës

Gjeologët punojnë në mjedise të ndryshme varësisht prej specializimit të tyre. Zakonisht gjeologët janë të punësuar në institutet shtetërore,  në industri të nxjerrjes së mineraleve, kompani të naftës, kompani që kryejnë hulumtime në vende të ndryshme si lumenjë, bregdet, miniera ose në zyret e urbanizmit si konsulent.

Veglat e punës

Gjeologët varësisht nga specializimi dhe vendi i punës përdorin çekan për gur dhe shkëmbinj , llupë zmadhuese, mikroskopë, softuer për matje seizmike, softwer për harta dhe orientim, pajisje të sigurisë si helmetat, syzet mbrojtëse etj.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Për tu bërë gjeolog zakonisht kërkohet diploma Bachelor, kurse për fusha të caktuara kërkohet shkollim i mëtutjeshëm në gradat Master dhe PhD.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet