Gjykates

Gjykatës/-e

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA E EDUKIMIT

Juridik

Paga

800 - 1000

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Gjyqtarët kryesojnë, shqyrtojnë dhe trajtojnë çështjet gjyqësore, seancat, apelet dhe gjykimet. Ata sigurojnë që procedurat gjyqësore të jenë në përputhje me ligjin, si dhe shqyrtojnë dëshmitë e ofruara nga palët. Gjyqtarët kryesojnë çështjet që përfshijnë fusha të tilla si krimi, çështjet familjare, ligji civil, shkeljet e të miturve etj.

Aktivitetet

  • Kryesimi i gjykimeve dhe seancave
  • Përcaktimi i të drejtave dhe detyrimeve të palëve të përfshira, në rastet e gjykuara nga juria
  • Sigurimi që gjykatat të drejtohen në mënyrë të drejtë duke zbatuar rregullat e ligjit dhe të provave
  • Dëgjimi i dëshmive të paraqitura nga prokurorët e rastit dhe avokatët mbrojtës dhe vendosja për llojin e provave që lejohen në një rast
  • Marrja e vendimeve rreth fajësisë dhe dënimeve apo pafajësisë së të akuzuarve
  • Ofrimi i kontributit në programet që kërkojnë përmirësimin e sistemit gjyqësor dhe të drejtësisë
  • Kërkimi i informatave mbi ligjet dhe rregulloret etj.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë një kod të fuqishëm moral dhe etik
  • Të kenë shkathtësi në hulumtim, analizim, interpretim dhe vendim-marrje
  • Të jenë të matur dhe të përgjegjshëm
  • Të jenë të drejtë, të jenë të ndershëm dhe me integritet

Kushtet e punës

Gjykatësit punojnë në zyre dhe në gjykatë. Zakonisht punojnë gjatë orëve të rregullta të punës, por mund të iu kërkohet të punojnë më gjatë për t’u përgatitur për gjykatë. Kjo punë mund të përfshijë edhe udhëtime varësisht prej rasteve.

Veglat e punës

Gjykatësit përdorin tekste dhe databaza legale dhe të sakta kur kryejnë kërkime rreth rasteve gjyqësore. Ata duhet të respektojnë kodin e veshjes, pra në gjykata paraqiten me togë. Gjatë seancave gjyqësore  mund të përdorin mikrofon, varësisht  nga madhësia e sallës së gjyqit.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Gjykatësit duhet të jenë të diplomuar në Fakultetin Juridik, të kenë të dhënë provimin e jurisprudencës,  si dhe përvojë 5 vjeçare  si nëpunës gjyqësor, si nëpunës në prokurori apo si avokat.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet