Grimer/-e

Shkollimi

Trajnime profesionale

Aktualiteti

I larte

FUSHA

Paga

300 - 500

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Grimerët aplikojnë grim për aktorë, prezantues, modelë, apo persona të tjerë me rastin e ndonjë ngjarjeje siç është p.sh. martesa. Ata mund të punojnë në studio të grimit, në industrinë e mediave, shtëpitë filmike, studiot e fotografisë apo në kompani të ndryshme të kozmetikës.

Aktivitetet

  • Aplikimi i grimit
  • Mirëmbajtja e grimit të prezantuesve, modeleve dhe aktorëve
  • Këshillimi i klientëve rreth produkteve më të përshtatshme për ta
  • Shitja e produkteve të ndryshme kozmetike
  • Aplikimi i grimit për të prodhuar efekte speciale në film etj.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të jenë kreativ dhe artistik
  • Të kenë njohuri rreth strukturës dhe formave të fytyrës
  • Të kenë qëndrueshmëri fizike dhe koordinim të mirë dorë-sy
  • Të kenë shkathtësi komunikimi
  • Të jenë në gjendje të punojnë nën presion
  • Të kenë shkathtësi promovuese të biznesit të tyre.

Kushtet e punës

Grimerët zakonisht punojnë brenda në studio. Ata duhet të qëndrojnë në këmbë pjesën më të madhe të kohës. Orët e tyre të punës nuk janë të rregullta, ata fillojnë punën herët dhe ndodh të punojnë edhe gjatë vikendeve dhe festave. Shumica e grimerëve janë të vetë-punësuar dhe administrojnë biznesin e tyre.

Veglat e punës

Grimerët përdorin produkte të shumta të kozmetikës duke filluar nga kremrat, hijet për sy, ngjyrat për buzë, vetulla, brushat për aplikim të grimit, vajra dhe losione të ndryshme etj. Ata mbajnë uniformë të studios ku punojnë, dhe shpesh bartin maska mbrojtëse për gojë.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Si grimer mund të punohet edhe pa ndonjë kualifikim formal, mjafton të kesh talent. Megjithatë, trajnimet dhe certifikimet e ndryshme janë të vlerësuara dhe ndihmojnë për promovim në këtë profesion.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet