Gurëgdhendës/-e

Shkollimi

Aktualiteti

Mesatarisht

Shkollimi

Paga

350 - 450

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Gurgdhendësit, presin dhe i japin formë blloqeve dhe pllakave prej guri të fortë dhe të butë për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e strukturave të gurit dhe monumenteve të gurit, ndërtesave të gdhendura dhe figurave prej guri. Ata realizojnë projekte dekoruese në sipërfaqe të forta duke bërë shkëputjen e copave nga guri.

Aktivitetet

  • Zgjedhja dhe seleksionimi i blloqeve të granitit, mermerit dhe gurëve tjerë
  • Prerja e gurit
  • Dizajnimi
  • Realizimi i projekteve dekoruese në gurë
  • Realizimi i ilustrimeve dekoruese 
  • Vendosja e gurëve në ngritjen e monumenteve dhe përkujtimoreve
  • Riparimi dhe ndërrimi i gurëve në ndërtesa, kisha dhe monumente të vjetra
  • Përgatitja e skicave etj.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të mund të bëjnë punë të detajuar dhe të saktë
  • Të kenë kreativitet
  • Shikim të mirë
  • Të kenë koordinim të mire të sy - dorë.

Kushtet e punës

Gurgdhendësit kryesisht punojnë në punëtori të vogla me dy deri në dhjetë punëtor. Ata punojnë në hapësira të mbyllura, të zhurmshme dhe të pa pastra. Me integrimin e teknologjisë në këtë profesion puna e tyre po lehtësohet dukshëm. Ata zakonisht punojnë orar të rregullt të punës.

Veglat e punës

Veglat e punës së këtij profesioni janë duke u zhvilluar dukshëm me përfshirjen e teknologjisë në këtë lami. Disa nga veglat e punës janë: çekanët, gjilpërat, gërmuesit, busulla për matje, gdhendësit pneumatik dhe elektrik, limat etj.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Profesioni i gurgdhendësit mësohet në shkollat e mesme profesionale ose përmes edukimit jo-formal, p.sh. trajnimit në vendin e punës, apo trajnimeve të tjera të ndryshme.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet