Hetues/-e mjekoligjor/-e

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA

Mjekësi Siguri Publike

Paga

450 - 650

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Hetuesit mjeko-ligjorë shqyrtojnë dhe analizojnë materialet dhe objektet që besohet të lidhen me një krim. Ata ndjekin skenat e krimit, ku mbledhin dëshmi, bëjnë vizatimin e skicave dhe marrin shënime.

Aktivitetet

  • Kontrollimi i skenës së krimit
  • Mbledhja e provave, mbajtja e shënimeve dhe vizatimi i skicave
  • Analizimi i materialeve fizike dhe biologjike (flokëve, lëkurës si dhe lëngjeve trupore)  
  • Shkrimi i raporteve dhe prezantimi i tyre në gjykatë
  • Trajnimi i policisë në mbledhjen e evidencës në skenë të krimit.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë interes në zbulimin e krimit
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera analitike dhe interpretuese
  • Të jenë të vëmendshëm ndaj detajeve
  • Të kenë aftësi  të shkëlqyera në zgjidhjen e problemeve
  • Të kenë aftësi të mira të planifikimit dhe organizimit të punës

Kushtet e punës

Hetuesit mjeko-ligjor zakonisht punojnë në zyre dhe laboratorë, por atyre ju duhet te dalin edhe në terren për të vëzhguar dhe mbledhur të dhëna në skenën e krimit. Ata shpesh ekspozohen me skena të rënda të krimit si dhe armë të zjarrit, eksplozivë ose rreziqe kimike.

Veglat e punës

Hetuesit mjeko-ligjorë përdorin pajisje të specializuara analitike shkencore, të tilla si mikroskopë, vegla për zbulim të drogës, dritat UV dhe veglat për gjurmët e gishtërinjve. Ata përdorin pajisje kompjuterike mjekësore për të bërë analizat të cilat zbulojnë përbërjen molekulare të materialeve të mostrës. Zakonisht duhet të veshin dorëza dhe uniformë mbrojtëse.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Hetuesit mjeko-ligjor duhet të kenë të përfunduar nivelin Bachelor në  shkencat e forenzikës, si dhe specializimin në drejtimet mutidiscilpinare  duke përfshirë drejtësinë penale, biologjinë molekulare dhe biokiminë. Përvoja në punë është kriter për avancim.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet