Historian1

Historian/-e

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA E EDUKIMIT

Shkenca Shoqërore

Paga

400 - 600

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Historianët studiojnë, analizojnë, interpretojnë dhe prezantojnë të kaluarën e shoqërive njerëzore. Ata analizojnë dokumente, burime dhe gjurmë nga e kaluara në mënyrë që të kuptojnë aspektet e shoqërive njerëzore.

Aktivitetet

  • Grumbullimi i të dhënave historike prej burimeve të ndryshme si arkivat, muzetë apo bibliotekat
  • Analizimi dhe interpretimi i informacioneve historike për të përcaktuar vërtetësinë dhe rëndësinë e ngjarjeve historike
  • Prezantimi i të gjeturave e tyre në publik
  • Arkivimi dhe prezantimi i të gjeturave të tyre në muze
  • Këshillimi apo udhëzimi mbi tema historike dhe politike
  • Pjesëmarrja në debate
  • Shkrimi i raporteve, artikujve dhe librave mbi gjetjet e tyre
  • Ligjërimi i lëndës së historisë në fakultete e kolegje etj.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të ketë interesim në sjellje të njerëzve, kulturë dhe shoqëri
  • Të kenë shkathtësi të avancuar shkrimi dhe leximi
  • Të jenë dëgjues të mirë
  • Të kenë të zhvilluar të menduarit kritik
  • Të jenë të aftë në hulumtim

Kushtet e punës

Historianët punojnë në zyre, bibliotekë, muze apo edhe në shtëpi të tyre. Disa mund të udhëtojnë për të vizituar universitete, biblioteka dhe muze në vende të botës për të shqyrtuar burimet e të dhënave apo për të marrë pjesë në konferenca. Ata zakonisht punojnë me orar të rregullt, por varësisht projekteve kjo mund edhe të ndryshoj.

Veglat e punës

Historianët mbledhin të dhëna prej shumë burimeve, si dorëshkrimet, ditarët, letrat, artefaktet, gazetat, librat dhe artikujt. Ata përdorin kompjuter për shkrimet e tyre dhe regjistrimin e të gjeturave.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Historianët me nivel Bachelor të studimeve mund të ligjerojnë në shkolla të mesme apo profesionale, ose të punojnë si asistent në hulumtime. Ata që përfundojnë nivelin Master apo Phd, mund të avancojnë në pozita më të larta si profesor, ligjërues, hulumtues etj.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet