Infermier/-e i/e pediatrisë

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

Shkollimi

Mjekësi

Paga

400 - 600

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Infermierët e pediatrisë kujdesen dhe ofrojnë shërbime mjekësore për fëmijët nga dita e parë e lindjes deri në moshën e adoleshencës.  Aftësitë e tyre i sjellin rehati të veçantë fëmijëve që trajtohen në departamentet e kujdesit akut, si p.sh. njësia e neonatalëve, njësia e kujdesit kritik pediatrik dhe reparti i onkologjisë pediatrike. Ata kontaktojnë direkt me familjarët e fëmijut për t’i adresuar problemet, shqetësimet dhe mundësitë.

Aktivitetet

  • Përshkrimi i simptomave të pacientit
  • Marrja e gjakut
  • Administrimi me ilaçe
  • Dhënia e vaksinave sipas kalendarit të vaksinimit
  • Diferencimi ne mes të ndryshimeve normale dhe abnormale fizike te fëmijët
  • Këshillimi i familjarëve në rritjen e shëndetshme të fëmiut
  • Asistimi në sallat kirurgjike (varësisht nga specializimi)

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë aftësi organizative
  • Të jenë të pjekur emocionalisht
  • Të jenë të besueshëm, të durueshëm dhe të kenë një natyrë mbështetëse
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese
  • Të mos jenë paragjykues, të respektojnë rregullat e etikës

Kushtet e punës

Infermierët e pediatrisë punojnë në spitale publike ose private, e disa herë në kombinim të të dyjave apo në ordinanca të ndryshme. Nuk kanë orar të rregullt të punës sepse punohet me ndërrime si dhe gjatë vikendeve dhe festave. Gjithashtu duhet të jenë të gatshëm t’i përgjigjen thirrjeve emergjente.

Veglat e punës

Infermierët e pediatrisë duhet të jenë të familjarizuar me një numër të veglave mjekësore ku përfshihen: pincat, shiringat, maskat e oksigjenit, etj. Ndërsa nga ana teknologjike përdoren databazat dhe programet mjekësore.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Që të bëheni infermier i pediatrisë duhet të përfundohen studimet bachelor në degën e infermierisë.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet