Infirmier

Infermier/-e i/e përgjithshëm/-me

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA E EDUKIMIT

Mjekësi

Paga

300 - 400

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Infermierët e përgjithshëm ofrojnë kujdes shëndetësor për pacientët e sëmurë, të lënduar apo me të meta. Ata zhvillojnë plane të kujdesit shëndetësor dhe janë përgjegjës për mbikëqyrjen e stafit të infermierisë.

Aktivitetet

  • Sigurimi i ndihmës së parë në raste emergjente
  • Përgatitja e pacientëve për nënshtrimin e procedurave mjekësore dhe sigurimi i ndihmës për kirurgun gjatë operacioneve
  • Këshillimi i pacientëve për edukimin shëndetësor dhe parandalimin e sëmundjeve
  • Mirëmbajtja e materialeve, sterilizimi i veglave dhe pajisjeve mjekësore si dhe përgatitja e dhomave të pacientëve
  • Mirëmbajtja e informatave mjekësore të detajuara të pacientëve dhe informimi i profesionistëve mjekësorë për gjendjet e tyre shëndetësore.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri në mjekësi, terapi dhe këshillim
  • Të kenë njohuri për metodat e trajtimit të sëmundjeve njerëzore, çrregullimeve dhe lëndimeve
  • Të jenë të aftë të planifikojnë dhe menaxhojnë aktivitetet e kujdesit shëndetësor për t’iu ofruar pacientëve shërbimet e nevojshme
  • Të jenë të aftë të gjejnë zgjidhje të shpejta për trajtimin e situatave emergjente
  • Të jenë të aftë t’iu përmbahen standardeve cilësore të kujdesit shëndetësor të përcaktuara nga autoritetet profesionale kombëtare.

Kushtet e punës

Infermierët e përgjithshëm zakonisht punojnë në spitale publike dhe private, klinika dhe institucione tjera të kujdesit shëndetësor. Ata punojnë me orar të rregullt, por shpeshherë iu kërkohet të punojnë pas orarit dhe gjatë festave zyrtare.

Veglat e punës

Infermierët e përgjithshëm punojnë me pajisje mjekësore të ndryshme, të tilla si shiringat, stetoskopët, gjilpërat për qepje, maskat e oksigjenit, sistemet e autotransfuzionit, pajisjet për testimin e gjakut arterial, etj. Ata po ashtu përdorin kompjuterët për të mbajtur informatat mjekësore të pacientëve dhe për ruajtjen e të dhënave tjera.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Që të bëheni infermier i përgjithshëm duhet t’i përfundoni studimet bachelor në degën e infermierisë.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet