Inspektor/-e i/e doganave

Shkollimi

Universitare

Aktualiteti

Mesatarisht

Shkollimi

Doganë dhe Shpedicion

Paga

450 - 750

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Video player f5063d6e0c59efaf9c3956886495753a8bdf13f1e17c6ce0d0da7a1c838da2b3

Përmbledhja

Inspektorët doganorë luftojnë importimin e mallrave të paligjshme, armëve të zjarrit, drogës apo sendeve të tjera të rrezikshme ose të paligjshme, duke kontrolluar ligjshmërinë e gjërave të sjella në kufijtë kombëtarë. Ata janë zyrtarë të qeverisë që kontrollojnë dokumentet për të siguruar kriteret e hyrjes dhe ligjet doganore si dhe pagesën e taksave doganore.

Aktivitetet

  • Kontrollimi i ngarkesave, bagazheve dhe artikujve të tjerë personal që hyjnë apo dalin nga një shtet
  • Shqyrtimi i aplikimit për emigracion, viza dhe pasaporta dhe intervistimi i personave për të përcaktuar të drejtën për pranim, qëndrim dhe udhëtim në atë vend
  • Interpretimi dhe shpjegimi i ligjit dhe rregulloreve për udhëtarët, emigrantët, transportuesit dhe prodhuesit
  • Ndalimi i personave që janë konstatuar se janë në kundërshtim me ligjet doganore ose të emigracionit
  • Përcaktimi i detyrimeve dhe taksave që duhet paguar për mallrat
  • Raportimi i aktiviteteve që kanë të bëjnë me punën e tyre si të gjeturat, transaksionet, dëmtimet
  • Regjistrimi i të gjeturave, transaksioneve, shkeljeve etj.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të  qëndrojnë të qetë dhe të durueshëm në situata me presion të lart
  • Të jenë të vëmendshëm ndaj detajeve
  • Të kenë shkathtësi të shkëlqyera komunikuese
  • Të jenë të sigurte në marrje të vendimeve
  • Të kenë standarde të larta të punës, të jenë të drejtë dhe të ndershëm

Kushtet e punës

Inspektorët e doganave punojnë në zonat e kalimit të kufijve, aeroporte apo porte detare. Në aeroporte dhe zona të kufirit ata punojnë në terminalet e dorëzimit të bagazheve apo në departamentin për regjistrim të pasagjerëve. Në porte detare kalojnë një kohë të konsiderueshme duke inspektuar anijet e mallrave që vijnë dhe dalin nga shteti. Puna e kryer jashtë zyrës i ekspozon ata në kushte dhe temperatura të ndryshme atmosferike. Shumica e inspektorëve të doganës janë në këmbë dhe në lëvizje gjatë gjithë ditës dhe mjedisi i tyre i punës mund të jetë i zhurmshëm dhe jo shumë i pastër. Kur përfshihen armë dhe substanca narkotike, inspektorët mund të jenë në rrezik.

Veglat e punës

Inspektorët e doganave përdorin pajisje si makinat me rreze X dhe skaner për të kontrolluar udhëtarët dhe bagazhet. Ata po ashtu mund të jenë të shoqëruar nga qenë të trajnuar për të gjetur mallra të ndaluara. Disa oficer mund të përdorin armë zjarri.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Inspektorët e doganave duhet përfunduar studimet e  nivelit Bachelor. Po ashtu, për t’u pranuar në këtë profesion duhet të kalohet edhe testi për fitnes, testi mjekësor, të mos jenë nën hetime dhe të kalohet prova pranuese.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet