Electric

Instalues/-e elektrik/-e

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA E EDUKIMIT

Elektronikë, Elektroteknikë

Paga

400 - 500

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Instaluesit elektrik riparojnë, instalojnë dhe mirëmbajnë pajisjet dhe makineritë elektrike, si dhe sistemet e instalimeve elektrike. Ata gjithashtu instalojnë sisteme për komunikim, dritat në rrugë e kështu me radhë.

Aktivitetet

  • Instalimi, riparimi dhe mirëmbajtja e instalimeve elektrike, pajisjeve dhe aparaturave duke përdorur vegla dore dhe elektrike
  • Montimi dhe lidhja e telave me pjesë të tjera si ndërprerësit dhe transformatorët
  • Testimi i sistemeve elektrike duke përdorur lloje të ndryshme të pajisjeve, siç janë voltmetri dhe ohmmetri
  • Verifikimi i funksionalitetit të pajisjeve dhe sistemeve elektrike
  • Ofrimi i udhëzimeve rreth përdorimit, ndërtimit dhe mirëmbajtjes së strukturave dhe pajisjeve elektrike.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri rreth dizajnit, përdorimit dhe mirëmbajtjes së veglave dhe makinerive
  • Të kenë njohuri rreth procedurave, transmetimeve dhe kontrollit të sistemeve të telekomunikacionit
  • Të kenë shkathtësi analitike për të vlerësuar efikasitetin dhe cilësinë e produkteve dhe proceseve
  • Të jenë të aftë të kryejnë aktivitete fizike dhe të mbajnë ekuilibrin e trupit për periudha të gjata kohore
  • Të jenë të aftë t’i mbajnë duart stabile dhe të bëjnë lëvizje precize të gishtave për të montuar objekte elektrike.

Kushtet e punës

Instaluesit elektrik punojnë kudo që kërkohet mirëmbajtje elektrike, si në zonat për ndërtim, punishtet industriale, zyrat, vendbanimet private dhe kështu me radhë. Puna e tyre mund të jetë e rrezikshme, pasi që ata mund të punojnë në lartësi të larta dhe hapësira të ngushta. Ata zakonisht kanë orar të rregullt të punës, por mund të punojnë edhe orë shtesë në rast kur kërkohen riparime emergjente.

Veglat e punës

Instaluesit elektrik përdorin pajisje të ndryshme si turjelat, kaçavidat, shkallët, prerësit e telave, matësit e frekuencave elektrike, sharrat elektrike e të tjera. Ata gjithashtu përdorin vegla të ndryshme për të testuar pajisjet elektrike të tilla si ohmetrin dhe voltmetrin. Pasi që puna e tyre ndonjëherë mund të jetë e rrezikshme, atyre iu kërkohet që të përdorin pajisje mbrojtëse si syzet dhe kapelat mbrojtëse.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Profesioni i instaluesit elektrik mësohet në shkollat e mesme profesionale.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?