Hotinstaler

Instalues/-e i/e ngrohjes dhe klimatizimit

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA E EDUKIMIT

Nxemje, Sanitari, Klimatizim

Paga

250 - 350

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Instaluesit e ngrohjes dhe klimatizimit riparojnë, instalojnë dhe kontrollojnë sistemet e ngrohjes dhe klimatizimit. Ata instalojnë pajisje të ndryshme që janë të nevojshme për të kontrolluar kalimin dhe filtrimin e ajrit si pajisjet ngrohëse, tubat e ajrit, termostatet dhe pajisje të tjera.

Aktivitetet

  • Montimi dhe pozicionimi i sistemeve ngrohëse dhe klimatizimit
  • Instalimi, lidhja dhe rregullimi i pajisjeve shtesë në sistemet e ngrohjes dhe klimatizimit, si matësit e kohës
  • Zëvendësimi dhe riparimi i elementeve dhe pajisjeve që nuk funksionojnë mirë
  • Kontrollimi dhe testimi i makinave, pajisjeve dhe sistemeve për t’u siguruar që punojnë siç duhet
  • Matja, prerja dhe lakimi i tubave duke përdorur mjetet e duhura.

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Të kenë njohuri rreth makinave, dizajnit, mirëmbajtjes dhe përdorimit të tyre
  • Të kenë shkathtësi në instalim dhe kontroll të funksioneve
  • Të kenë shkathtësi në koordinim, monitorim dhe menaxhim të kohës
  • Të kenë shkathtësi analitike për të vlerësuar performancën dhe cilësinë e produkteve dhe proceseve
  • Të jenë të aftë të kryejnë aktivitete fizike dhe të përdorin forcën e muskujve për periudha të gjata kohore
  • Të jenë të aftë të bëjnë lëvizje precize të gishtave dhe t’i mbajnë duart stabile në një pozicion.

Kushtet e punës

Instaluesit e ngrohjes dhe klimatizimit punojnë në ambiente të mbyllura dhe në terren. Ata instalojnë sisteme të ngrohjes dhe klimatizimit në zyra, fabrika, restorante, punishte industriale dhe kështu me radhë. Instaluesit e ngrohjes dhe klimatizimit mund të punojnë në lartësi të larta dhe në mjedise të rrezikshme e të ndotura. Ata zakonisht kanë orar të rregullt të punës, por mund të punojnë edhe orë shtesë në rast të riparimeve emergjente.

Veglat e punës

Instaluesit e ngrohjes dhe klimatizimit përdorin lloje të ndryshme të pajisjeve për të instaluar sistemet e ngrohjes dhe klimatizimit, siç janë: çekiçët, turjelat, kaçavidat, pompat, niveluesit, shkallët, prerësit e metaleve, tubat ose gypat, metrat e të tjera. Pasi që puna e tyre ndonjëherë mund të jetë e rrezikshme, atyre u kërkohet që të përdorin pajisje mbrojtëse si syzet mbrojtëse, kapelat, maskat, kufjet mbrojtëse dhe çizmet.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Profesioni i instaluesit të ngrohjes dhe klimatizimit mësohet në shkollat e mesme profesionale.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?