Waterinstaller

Instalues/-e i/e ujësjellësit dhe kanalizimit

Shkollimi

Shkolle e mesme profesionale

Aktualiteti

Mesatarisht

FUSHA E EDUKIMIT

Nxemje, Sanitari, Klimatizim

Paga

250 - 350

IVAP

I

0%

V

0%

A

0%

P

0%

Përmbledhja

Instaluesit e ujësjellësit dhe kanalizimit bëjnë instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimit në ndërtesat rezidenciale, komerciale dhe industriale.

Aktivitetet

  • Analizimi i projekteve
  • Instalimi i pajisjeve të ujësjellësit dhe kanalizimit
  • Lidhja e pajisjeve shtëpiake me sistemin e ujit dhe kanalet e ujërave të zeza
  • Testimi i sistemit për funksionimin e duhur
  • Kryerja e riparimeve emergjente
  • Instalimi i rrjetit të kanalizimit dhe ujit
  • Pastrimi i kanaleve të kanalizimit

Njohuritë dhe shkathtësitë
që kërkohen

  • Aftësi të mira praktike
  • Aftësi teknike dhe mekanike
  • Aftësi për të punuar në hapësirat e ngushta
  • Aftësi organizative
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve
  • Aftësi për të punuar në projekte të detajuara dhe të ndërlikuara

Kushtet e punës

Instaluesit e ujësjellësit dhe kanalizimit punojnë kudo që kërkohet  instalimi i këtij sistemi. Vend punishtet e tyre mund të jenë: zyret, fabrikat, shtëpitë private, hotelet, plantacionet industriale etj. Zakonisht punohet në ambiente të ndotura, me pluhur, të zhurmshme , me temperatura të larta apo edhe me lagështi, si dhe në objekte që kanë lartësi. Punohet me orar të rregullt të punës por në situata të caktuara mund të ju kërkohet të ju përgjigjen edhe thirrjeve emergjente për riparime.

Veglat e punës

Instaluesit e ujësjellësit dhe kanalizimit zakonisht punojnë me këto vegla: shpues elektrik, çekan, pompë metër, valvulë, sharrë ,makinë për saldim etj. Gjatë punës atyre ju kërkohet të kenë edhe pajisje mbrojtëse si: rroba, çizme, maska dhe syze.

Shkollimi dhe trajnimet e domosdoshme

Profesioni i instaluesit të ujësjellësit dhe kanalizimit mësohet në shkollat e mesme profesionale ose përmes edukimit jo-formal, p.sh. trajnimit në vendin e punës apo trajnimeve të tjera të ndryshme.

Sugjero

Question icon 1a89e6e96d075823879c42a7031c658cf904d9a446aae9526f8ca1af79bda115

Cila është ideja juaj?


Deshironi të korigjoni ose shtoni diqka?

Ndrysho fjalëkalimin

Password c1c080deb443f2949c8d26a914258320a0d5d8d215495b0a334288ca10721db0

Ju lutem, ndërroni fjalëkalimin për të qenë
Busulla juaj më e sigurtë.

Fjalekalimi nuk pershtatet